Juristi Ylli Manjnani deklaroi sot për Top Channel se parlamenti ka dalë jashtë funksionit të tij duke mos i hyrë një analize të hollësishme se si ka ecur reforma në drejtësi në një dekadë pas votimit.
Ai tha se me dosjet hetimore po abuzohet nga prokurorët dhe sugjeroi që parlamenti të kalojë sa më parë një ndryshim ligjor në të cilin të thuhet se përgjegjësia e vetme e daljes së sekretit hetimor të jetë e prokurorit të dosjes.
Manjani u shpreh gjithashtu se prej kohësh klasa politike e shmang përballjen me bilancin e punës së drejtësisë së re duke u marrë me diskutime anësore që anashkalojnë thelbin e problemit dhe që është abuzimi me procedurën dhe ligjin nga ana e kësaj drejtësie.











