Ndërkohë që lufta në Iran ka hyrë në javën e dytë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dalë me një mesazh për qytetarët amerikanë.
Ambasada u kërkon qytetarëve që të qëndrojnë të informuar, të sigurt, duke marrë përditësime nga programi Smart Traveler Enrollment Program (STEP), në step.state.gov.
“Qëndroni të informuar. Qëndroni të lidhur. Qëndroni të sigurt. Shtetasit amerikanë duhet të regjistrohen në Smart Traveler Enrollment Program në step.state.gov për të marrë përditësime dhe njoftime sigurie direkt nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.









