Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të premten se grupi është i përgatitur për një “përballje të gjatë” me Izraelin, ndërsa luftimet në rajon vazhdojnë të intensifikohen.
Në një fjalim televiziv, Qassem paralajmëroi se Izraeli do të “befasohet në fushën e betejës”, duke theksuar se kërcënimet e armikut nuk e frikësojnë organizatën.
“Kjo është një betejë ekzistenciale, jo një betejë e kufizuar apo e thjeshtë”, tha ai.
Lideri i Hezbollahut shtoi gjithashtu se kërcënimet e Izraelit për ta eliminuar fizikisht janë “pa vlerë” dhe nuk do të ndikojnë në vendimet e grupit.
Sipas tij, Hezbollahu ka dhënë shumë mundësi për zgjidhje politike, por agresioni izraelit, sipas tij, nuk është ndalur.
Qassem theksoi se përfshirja e grupit në konflikt në këtë fazë synon dobësimin e pozicionit të Izraelit për të arritur një marrëveshje më të favorshme.
“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç rezistencës; përndryshe, Libani do të përballet me zhdukje”, deklaroi ai.











