• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Kronologjia/ Si nisi konflikti që përfundoi me grushta në Pejë dhe pse po tentohet të dëmtohet Noizy edhe pse nuk ka prova? (Faktet dhe reagimet)

04/08/2024
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
Kronologjia/ Si nisi konflikti që përfundoi me grushta në Pejë dhe pse po tentohet të dëmtohet Noizy edhe pse nuk ka prova? (Faktet dhe reagimet)
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjetet sociale janë kthyer në një mejdan përplasjesh mes personazheve të ndryshme që dalin nga asgjëja dhe duke sharë apo kërcënuar persona të tjerë publikë, arrijnë të marrin audiencë dhe të gjenerojnë të ardhura. Kjo ndodh kryesisht në Tik-Tok.

Mirëpo, kjo sjell në jo pak raste edhe konflikte reale.  Ngjarja e fundit që ndodhi në një klub në Pejë të Kosovës, ku një personazh Tik toku i njohur si Medi, emri i plotë i të cilit është Muhamet Iseni, u rrah nga disa të rinj, mori vëmendjen e opinionit publik, medias dhe organeve të drejtësisë në Kosovë pasi në ngjarje u përmend edhe Rigels Rajku, ose siç njihet me emrin e artit, Noizy.

Ajo që është absurde, është që asnjë media në Kosovë por edhe në Tiranë nuk u interesua për të zbardhur historinë e vërtetë, por të gjitha pa përjashtim, për klikime apo me dashakeqsi ndaj njërës palë, vendosën tituj bomastik ‘Noizy rreh Medin në Kosovë”.

Edhe më absurde është fakti që duket se drejtësia në Kosovë ka vepruar mesa duket mbi këto tituj lajmesh duke lëshuar urdhër-arrest për Rajkun. Pra, kemi përfunduar në një komb që gjyqet i bëjmë sipas titujve të mediave dhe në media që nuk bëjnë asnjë verifikim por marrin vetëm dëshminë e njërës palë për të bërë tituj bombastikë për klikime apo dashakeqe ndaj dikujt duke shkaktuar edhe dëm ekonomik.

Por, si është e vërteta e ngjarjes dhe zhvillimeve para ngjarjes me aq sa dime deri tani?

Një natë përpara ngjarjes ku Muhamet Iseni u përlesh në një klub në Pejë, ai ishtë live në Tik Tok me rreperin Clevio, kundërshtar i njohur i Noizyt, të cilit i thoshte se do shkojë në klubin ku do performojë Noizy dhe do ‘bënte pompa në prapaskenë”. E thënë ndryshe, Medi, lë të kuptohet gjatë live me Clevion se do të shkojë dhe të tregojë forcën në koncertin e Noizyt.

Video Player

00:00
00:37

Kjo ishte faza e parë që paralajmëronte atë që do të ndodhte një natë më pas.

Të nesërmen në mbrëmje, Medi shkon sëbashku me dy familjarë siç i kishte premtuar Clevios në klubin ku Noizy po bënte punën e tij, po mbante një koncert. Në prapaskenë nuk dihet qartë se çfarë ka ndodhur, por Medi ka deklaruar sërish në Tik Tok (që ka hyrë pasi ka dalë nga spitali ku ka marrë shërbimin e parë) se e ka dhunuar grupi i Noizyt sebashku me Noizyn. Në videon që qarkullon në disa media në Kosovë që po luajnë rolin e policisë, nuk duket askund Noizy në asnjë sekondë të videos.

Atëherë si qëndron e vërteta? Pse organet e Kosovës kanë lëshuar urdhër-arrest për Rigels Rajkun?

Për këtë organet e Kosovës nuk preononcohen dhe nuk japin sqarim, por vetë Noizy, ka dhënë shpjegimin  tij në Instagram ku ka sqaruar se së pari, ai është një person që nuk i shmanget kurrë organeve të drejtësisë dhe se është gati të deponojë me fakte të vërtetën e ngjarjes. Nga ana tjëtër, Noizy pasqyron videon e planit për konflikt një natë para të Medit si dhe sqaron se ai nuk e ka prekur me dorë, por sapo është futur në prapaskenë ka parë përpasjen e disave që nuk i njihte dhe sëbashku me stafin e tij është marrë nga sigurimi dhe e kanë shoqëruar në makinë.

Reagimi i plotë i Noizy-t:

Kjo është historia e përmbledhur shkurt. Një tik-toker që për të rritur audiencën premton dhe insinuon se do shkojë t’i prishë koncertin Noizyt duke i treguar forcën me pompa në prapaskenë, dhe pasi dhunohet atje, akuzon këngëtarin dhe biznesmenin se e ka dhunuar edhe pse nuk ka asnjë fakt apo provë që e vërteton këtë.

Nga ana tjetër, Noizy shprehet i gatshëm të japë versionin e tij me fakte dhe prova që nuk e ka dhunuar Medin.

Kaq është historia. Të tjerat janë lojra mediatike ose sulme për gjobëvënie ndaj Noizyt i cili nuk përfshihet kurrë në beteja banale në Tik Tok, por ka ngritur një industri muzike dhe biznese të tjera ku ka shumë sukses.

Ajo që duhet parë me kujdes është nëse drejtësia në Kosovë po vepron me titujt e mediave apo do të tregohet serioze dhe profesionale. Ne si media duam të besojmë se ajo do jetë profesionale. Por deri atëherë, mbetet të presim.

Stay Connected test

  • 11.9k Followers
  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

21/03/2026
“Mesazhet” e Asamblesë së PS: Fieri fituesi i madh i 2025-ës, Kavaja e Spiropalit, dështim i plotë

“Mesazhet” e Asamblesë së PS: Fieri fituesi i madh i 2025-ës, Kavaja e Spiropalit, dështim i plotë

21/03/2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

21/03/2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

21/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport