Plot 750 euro ëshët vlera e syzeve me të cilat është shfaqur ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. është faqja “Stacioni Shqiptar” në rrjetet sociale, e cila ka arritur të verifikojë modelin e syzeve që Spiropali është shfaqur së fundmi.
Sipas tyre, syzet i përkasin markës së veshjeve luksoze ‘John Dalia’..
“Tani është momenti për të shiuar ato që ke fituar…”, shkruan faqja në fjalë e cila ironizon jetën luksoze të Spiropalit, por edhe faktin se Edi Rama e la atë jashtë qeverisë.
Kujtojmë se Elisa Spiropali është përfolur edhe më parë për veshjet e saj. Një rast flagrant ishte ai në vitin 2022 kur shoqëronte kryeministrin Rama gjatë vizitës në Ukrainë.
Edhe pse mes luftës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në atë vit, gjeti kohë të nderrontë kostumin plot tre herë brenda një dite. Gjë kjo që nuk i shpëtoi vëmendjes së mediave.












