Pasi sulmuan me dhjetëra molotovë e fishekzjarre muzen “Vila 31”, demokratët e kanë gjetur përgjigjen shpejt. Dhe ajo vjen nga Sali Berisha. Kreu i PD foli pas protestës nga selia blu mbi arsyet pse protestuesit e tij sulmuan ish-vilën e Enver Hoxhës.
Sipas Berishës, ata u mashtruan nga agjentë të infiltruar të policisë kriminale se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama.
“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave. Por, Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.











