Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e SPAK për lirimin e Lefter Kokës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjyqtarja Tereza Merkaj rrëzoi ankimin e prokurorit të SPAK Dritan Prençi, i cili kërkonte rikthimin e ish-ministrit të Mjedisit në qeli.
Me këtë vendim Lefter Koka do të vazhdojë të qëndrojë i lirë. Koka la qelinë në dhjetor të vitit të kaluar pas konstatimit të humbjes së fuqisë së paraburgimit lidhur me masën për inceneratorin e Fierit.
Për dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për dënimin për incenerarorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.
Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO nga Gjykata e Lartë.











