• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kosovë

Gërvalla i kërkon BE-së të ngrijë statusin e vendit kandidat për Serbinë

07/10/2023
in Kosovë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
Gërvalla i kërkon BE-së të ngrijë statusin e vendit kandidat për Serbinë
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar të premten nga Bashkimi Evropian (BE) t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serbësh në veri të vendit muajin e kaluar.

Gërvalla i bëri këto komente në Ministrialin e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit në Tiranë, ku mori pjesë dhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerboc.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Por, Gërvalla tha se “masa më e vogël që do të duhej të merrej është ngrirja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian për Serbinë.”

Serbia e mori statusin e kandidatit për t’iu bashkuar BE-së më 2012, një vit pasi nisën bisedimet mes saj dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Kosova aplikoi për këtë status në dhjetor 2022.

“Në këtë situatë që është krijuar pas 24 shtatorit asgjë nuk mund të vijojë me avazin e vjetër. Është e pamundur sepse ne duhet të sigurojmë sigurinë e qytetarëve. Duhet të shohim si do të sillet bashkësia ndërkombëtare në raport me Serbinë. A do ta marrë përgjigjen e merituar për agresion apo jo. Pastaj mund të vijë koha e të ulemi e të diskutojmë me qetësi. Nuk është momenti të diskutojmë sot për asociacion”, tha Gërvalla.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiç, ish-kryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Më 3 tetor, Radoiçiçi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë, por pa pasaportë dhe me ndalesë për të shkuar në Kosovë.

Pjesë e tubimit në Tiranë ishte edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili në fund nuk mori pjesë as në fotografinë zyrtare të Ministrialin e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit.

Kur u pyet nga gazetarët nëse refuzoi pjesëmarrjen për shkak të flamurit të Kosovës krah flamujve të tjerë, ai u përgjigj shkurt: “Po”.

Gërvalla tha se telashi i Kosovës me Serbinë është më i madh sesa mospjesëmarrja në fotografi të përbashkët.

E pyetur për qëndrimin e Daçiçit gjatë ministerialit, diplomatja kosovare tha: “Nuk kam pritur ndonjë fjalim konstruktiv nga Daçiçi rreth procesit të Berlinit sepse për ta penguar atë, Serbia ka luftuar shumë të kishte një nismë si Ballkani i Hapur, që ju bashkuan edhe te tjerë, por tani është vetëm sepse ka qenë veç ‘Kali i Trojës’ që ka qenë i destinuar ta prishë idenë e bashkëpunimit të iniciuar nga Gjermania”.

Gërvalla iu përgjigj edhe disa prej deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilat nxitën debati pasi ai tha për “Financial Times” javën e kaluar se veriu i Kosovës është “tokë e askujt”, apo propozimin e tij për një “konferencë ndërkombëtare për Kosovën”.

“Veriu është pjesë e Kosovës, e një shteti sovran dhe të pavarur. Sovraniteti nuk duhet diskutuar nga askush. Kërkojmë nga Serbia dhe shtete të tjera jomiqësore ndaj nesh ta njohin këtë realitet, ndaj ka deklarata që shpesh na bëjnë të habitemi shumë. Nuk do të doja ta komentoja kryeministrin e Shqipërisë dhe të ndikoj në thellimin e keqkuptimeve mes dy vendeve tona, të gjithë duhet të flasim më pak dhe të ndihmojmë më shumë”, tha ajo.

Në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, Gërvalla tha se nuk mund të konfirmojë nëse do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti apo presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se vendimi u takon institucioneve.

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

27/01/2026
SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

12/01/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

04/02/2026
Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

03/02/2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

03/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

03/02/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport