“Partia Demokratike e Shqipërisë sot, jo në Europë, po nuk gjej një vend tjetër në botë, është e vetmja parti politike që e njëson veten me dhunën”, kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.
Gjithashtu gjatë intervistës, ai nënvizoi se PD është kthyer në një parti që të organizon vetë sulmet, ndërsa shton se edhe i përsërit, ku çdoherë përfshin grupe të ndryshëm.
Më tej tha se nuk bën përgjegjës apo të gjej faj tek asnjë polic, dhe se përgjegjësi kryesor është ai që shfaq profilin të dhunshëm në skenën politike shqiptare.
Pjesë nga intervista;
Sokol Balla: Si ka mundësi që këta persona janë të evidentuar? Janë të skeduar.
Taulant Balla: Kini parasysh një gjë që një numër i caktuar prej tyre.
Sokol Balla: Dhe këta janë, janë, këta ju dihet. Dhe pastaj janë të identifikuar. Dhe duket sikur pastaj policia, apo ka një vullnet të caktuar që i lë këta të bëjnë atë rrëmujë të caktuar.
Taulant Balla: Jo, nuk është puna. Aty je i detyruar që të respektosh. Le të themi, ka në një protestë ka një gardh dhe brenda asaj, brenda asaj, atij grumbullimi organizatori mban përgjegjësi. Mua që më ke këtu përballë, se e dëgjoj shpesh këta komentatorët. Ah, po ju më 21 janar. Unë më është hequr imuniteti më 21 janar si organizatori i protestës në janar dhe jam hetuar nga prokuroria për atë për përgjegjësinë që kishte organizatori. Edhe pse sot jemi në kushtet që nuk është marrë asnjë masë dhe nuk dimë ende se çfarë ndodh me urdhëruesin e vrasjes së 21 janarit . Po për t’u kthyer te kjo. Pra, duhet të kuptojmë që nuk është se ka ndonjë, le të themi, ndryshim të qëndrimit tonë, ose le të themi, duke qenë se po shpeshtohen protestat, ne jemi më të shqetësuar. Tani ta them troç, nuk kemi asgjë për të humbur në këto kushte. Shqipëria natyrshëm që është ajo që e vuan. Unë jam një i huaj, kam zgjedhur Tiranën për të pushuar edhe në shkurt. Dhe kur dal nga Rogneri, shoh një kaos. Por ajo që është më e rënda në gjithë këtë histori është fakti që Partia Demokratike e Shqipërisë sot, jo në Europë, po nuk gjej një vend tjetër në botë, është e vetmja parti politike që e njëson veten me dhunën. Në Itali, në ditët e kaluara, e gjithë Italia është tronditur nga disa sulme të ngjashme vandale në Milano, në Torino në fillim dhe në Milano për Olimpiadën e Kortinës. Ama, e vërteta është që klasa politike, majtas djathtas, apo kush të tjerë, i kanë dënuar. Ndërkohë që një parti politike, patjetër po përmenda dy parti kombëtare, po si gjithë spektri opozitar. Dhe shoqëria madje ka reaguar, ndërkohë që këtu jemi në kushtet që një parti politike e organizon vetë këtë gjë dhe madje i ripërtërit. Sot e ka një grup nga Mamurasi, nesër e ka një grup tjetër.
Sokol Balla: Megjithatë, zoti Balla, ju e tha vetë që është edhe policia duhet të bëjë të vetën për të parandaluar, jo protestën, për të parandaluar keqpërdorimin e protestës nga elementë të cilët janë të janë të.
Taulant Balla: Nuk dua të bëj me faj policinë, e dini pse?
Sokol Balla: Jo, unë me faj, unë me faj nuk bëj polici. Unë të fajësoj një vullnet të caktuar politik, që e lejon këtë gjë të ndodhi se dikush mund të thotë për sa kohë dikush del dhe shfaq një profil të dhushnshëm në skenën politike shqiptare, sigurisht, pala tjetër duket e keqja më e vogël. Dhe në fakt, kështu duket.
Gjatë intervistës, Balla u shpreh se e drejta për të protestuar në Shqipëri është një e drejtë e mbrojtur në Kushtetutë, megjithatë nënvizoi se po në ligj, është edhe detyrimi i gjithë atyre që marrin përsipër organizojnë protesta.
Balla theksoi se PD është e marrë peng. Gjithashtu Balla ngriti shqetësimin se në protestën e opozitës është një grup zjarri diku rreth tridhjetë metra nga foltorja apo podiumi i protestës, të rrethuar me disa pankarta me maska, një grup gjuajtësish me pagesë, për të cilët siç tha ai policia nuk duhet të presë derisa ti bëjnë dëm Shqipërisë.
Pjesë nga intervista;
Sokol Balla: Përshëndetje sot kam ardhur në ambientet e Kuvendit, në sallën e Grupit Parlamentar të Mazhorancës, dhe kam ftuar në program, Kryetarin e Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, zotin Taulant Balla. Taulant, mirëmbrëma, faleminderit për që pranohet në ftesën.
Taulant Balla: Mirëmbrëma, mirë se ke ardhur në zyrat tona.
Sokol Balla: Se unë vij dhe rrallë, ose pothuajse fare
Taulant Balla: S’ke ardh ndonjëherë.
Sokol Balla: Megjithatë, ky është një moment i rëndësishëm politik. Po e filloj nga ajo që është temi më e fundit, dy ditë më parë, një protestë e opozitës e cila pak metra prej këtej, poshtë dritareve, përfundoi sërish me akte përplasjes së dhunshme midis përkrahësve të PD-së dhe të forcave të rendit. Të plagosur më shumë uniforma blu, por edhe një deputet i PD-së, i cili më pas u drejtua në spital. Për herë të parë pashë që pati një reagim politik. Ju i pari, ndërkohë që protesta vazhdonte në fakt, dhe më pas Ministria e Punëve të Brendshme, zonja Koçiu. Një gjë që nuk e kishit bërë përpara, dhe dikush mund të thotë që ky është sinjali që mazhoranca është e shqetësuar nga protestat e opozitës.
Taulant Balla: Jo, edhe në një protestë të mëparshme është reaguar, ka reaguar kryeministri. Unë apo drejtues të tjerë të grupit parlamentar, t’i ndajmë, t’i marrim me radhë e para. E drejta për të protestuar në Shqipëri prej 1990 e këtej është një e drejtë e sanksionuar dhe e mbrojtur në Kushtetutë. Dhe po në kushtetutë dhe po në ligj, është edhe detyrimi i gjithë atyre që marrin përsipër organizojnë protesta. Dhe detyrimi i çdo qytetarit të Republikës së Shqipërisë që të mos guxojë të ngrejë dorë kundër punonjësve të policisë së shtetit. Për aq kohë sa shërbeva si ministër i brendshëm, pavarësisht se kam ndryshuar pozicion, jam i bindur se kush ngre dorë, kush godet një punonjës policie, duhet bërë shembull. Dhe thirrja ime përmes ekranit tuaj, Sokol, është për Prokurorinë. Prokuroria ankohet shpesh për Policinë e Shtetit. E kam dëgjuar që thonë. Prokuroria ka testin e vet moral, nëse do që në rastin fjalë të gjithë ata persona, të cilët tanimë e kanë kthyer në një rrugë.
Kemi protestë pas pak ditësh, përsëri në datë 20. Siç duket, do të jetë i njëjti procedurë, mbasi mbaron përroi psiqik i një personi që për fatin e keq të Partisë Demokratike ka marrë atë peng është një grup zjarri diku rreth tridhjetë metra nga foltorja apo podiumi i protestës, të rrethuar me disa pankarta. Dhe aty brënda, të mbuluar me kapuç të zinj dhe me maska, një grup gjuajtësish me pagesë, të cilët identifikohen në çdo rast, dhe t’ju them të drejtën, mendoj që edhe policia nuk duhet presë derisa këta persona të bëjnë dëm Shqipërisë.











