Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Ura Dervishbeg në Shkodër.
Shtetasi Izvin Gucia ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të një ambienti servis. Sipas policisë për pasojë është plagosur 45-vjeçari Genc Hoxha.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











