Një 47-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme, 9 mars, në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sotir Caci” dhe viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale B. G., 47 vjeç.
Policia bën me dije se arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci” shtetasi B. G., 47 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.











