• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Dossier

Dëshmia e ekspertit që zhvarrosi Enver Hoxhën: Letra që gjetëm brenda arkivolit…

21/04/2024
in Dossier
Reading Time: 8 mins read
Dëshmia e ekspertit që zhvarrosi Enver Hoxhën: Letra që gjetëm brenda arkivolit…
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi

Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës

Në ekzaminimet mjekoligjore një vend të veçantë zënë ato të zhvarrimeve të kufomave të vdekjeve të mëparshme, që mund të kryhen për arsye të ndryshme, në radhë të parë për ekzaminimin e kufomave, për vdekje që dyshohen të kenë ardhur si pasojë e vrasjeve, të cilat nuk janë ekzaminuar më parë, ose kur këqyrja e parë ka qenë me të meta serioze etj.

Por zhvarrimet mund të kryhen edhe për arsye të tjera që s’kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore, p.sh., kur do të bëhen transferime të varrezave, apo varreve të veçanta për arsye të ndryshme.

Një rast të tillë përbën edhe çështja e zhvarrimeve të kryera më datat 2-3 maj 1992, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ato në fakt kanë qenë veprime krejt të zakonshme, siç ndodh në transferimet e varrezave.

Veçse, ky veprim i shtetit demokratik në varrezat ku prehen heronjtë, dëshmorët dhe njerëzit më të shquar të vendit tonë, u krye për të larguar prej tyre, varrin e diktatorit komunist dhe ato të bashkëpunëtorëve kryesorë të tij, të cilët nuk meritonin nderin që të qëndronin atje, për shkak të persekutimit të egër mbi 45 vjeçar, që i kishin bërë popullit Shqiptar.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës që organizoi dhe drejtoi transferimin e këtyre varreve, u tregua shumë e kujdesshme për të shmangur çdo reagim kundërshtues të komunistëve fanatikë, përkrahës të regjimit të mëparshëm.

Për shkak të përvojës që unë kisha në kryerjen e zhvarrimeve mjekoligjore, u caktova bashkë me mjekun e Bashkisë, për të ndjekur nga ana mjekësore mbarëvajtjen e kryerjes së tyre. Për të rritur saktësinë e veprimeve tona, ne morëm edhe një ekspert kriminalist.

Për fat të keq, kriminalisti, i cili u caktua si pjesëtar i grupit të specialistëve që do të merrnin pjesë në këtë veprim, me detyrën për të kryer edhe fotografimet përkatëse dhe për t’i ruajtur, ai i shpalli ato. Jo vetëm kaq, por në shkrimin e bërë në shtypin e përditshëm në vitet 2000, ku përfshihen edhe fotografitë e ekspertit kriminalist, kjo ngjarje paraqitet në mënyrë të shtrembër, bile edhe duke shpifur.

Veprime të tilla, të kryera me sa duket me qëllime të caktuara dashakeqëse për të nxitur ndjenjat e urrejtjes në popullin tonë, njëkohësisht ofenduese për mua në profesionin delikat që ushtroj, të cilat shkelin edhe parimin e ruajtjes së sekretit profesional, janë jo vetëm të dëmshme por edhe të dënueshme.

Në këto rrethana, unë u detyrova t’i botoj rezultatet e zhvarrimit të Enver Hoxhës, për të treguar të vërtetën e kryerjes së tij dhe informuar edhe opinionin e vendit tonë.

Madje për këtë zhvarrim, dua të shtoj se kohët e fundit, janë ngritur akuza të tjera të rreme, sikur gjoja në hapjen e varrit të Enver Hoxhës, është përdorur dinamit.

Po kështu janë botuar dëshmitë e specialistëve, që kanë marrë pjesë në mbylljen hermetike të këtij varri, për ta ruajtur trupin e të vdekurit, për një kohë sa më të gjatë, veprim ky që sipas tyre është kryer natën e parë pas varrimit, në vitin 1985.

Prandaj, unë e ndjej si detyrim, që ta përshkruaj përsëri pjesëmarrjen time në këtë zhvarrim, aq më tepër se ky ka të bëjë me një person publik shumë të rëndësishëm, që ka qenë drejtuesi kryesor i hyjnizuar i diktaturës komuniste të vendit tonë, për një periudhë të gjatë kohore, rreth 45 vjeçare, për të cilin sipas rregullave të njohura të konfidencialitetit pas vdekjes, sekreti mjekësor, mund të mos ruhet.

Gjatë aktivitetit tim të gjatë profesional, unë kam marrë pjesë në një numër të madh të ekzaminimeve të këtij lloji, aq sa bile shumë prej tyre, që u takojnë viteve të shkuara, unë i kam harruar.

Megjithatë, ajo që më ka mbetur në mendje nga të gjitha këto raste të panumërta, ka qenë pikërisht ajo, që të krijohet një ndjenjë hidhërimi dhe vuajtjeje, kur mendon për qenien njerëzore që ka ekzistuar më parë, përpjekjet që ka kryer, hallet që ka pasur, të mirat apo të këqijat që u ka bërë të tjerëve dhe tani për të përfunduar në këto mbeturina indore dhe kockore, që do të thërrmohen dhe zhduken gradualisht në tokë, duke qëndruar në mes të një kalbësire mikrobike dhe insektesh me larvat e tyre, të cilat po i shkatërrojnë duke i ngrënë pak nga pak.

Në lidhje me ngjarjen që po tregoj, për mua si specialist mjekoligjor, përshtypja kryesore që më ka mbetur, ka të bëjë me faktin se gjatë saj u krye një punë e përsosur në të gjitha aspektet: teknike,shkencore dhe humane.

U zbatuan me përpikëri të gjitha rregullat procedurale të shtetit, të shoqëruara këto me një dokumentim të saktë e të hollësishëm, të të gjitha veprimeve të kryera. Pothuajse për të gjitha kufomat që do të hiqeshin, ishin përgatitur arkivole të reja, të shënuara me emrat përkatëse.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës kishte marrë masat për kryerjen e punimeve të hapjes të varreve. U vendos që punimet të fillojnë darkën e 2 majit, për të vetmen arsye, sepse u mendua se ato mund të zgjasnin disa orë, për shkak të vështirësive që mund të dilnin nga hapja e pjesëve të betonuara të varreve, në mënyrë që mëngjesin e ditës tjetër, ato të ishin gati për kryerjen e veprimeve të tjera të zhvarrimit.

Sipas një rregulli ndërkombëtar, i cili është zbatuar gjithmonë në vendin tonë, zhvarrimet kryhen gjithmonë në orët e para të mëngjesit.

Dhe në fakt, kështu u veprua. Kufomat që do transferoheshin u këqyrën një nga një dhe me shumë kujdes nga ana jonë, kryesisht në drejtim të vënies në dukje të shenjave identifikuese të mbetjeve të tyre, aq më tepër se një pjesë e tyre kishte qenë transferuar edhe më parë nga varreza të tjera.

Më pas, pjesët e tyre, gjithnjë nën kontrollin tonë, u vendosën me shumë kujdes në arkivolet e reja, të cilat u dërguan më pas në varrezat e qytetit për rivarrosjen e tyre.

Përsa i përket varrit të Enver Hoxhës, në hapjen e tij u hasën disa vështirësi, për shkak të ndërtimit të ndërlikuar të tij. Në fillim u hoq pjesa e sipërme e betonuar, e mbuluar me pllakat e mermerit; më pas u hoqën me radhë një shtresë betoni, me anën e mjeteve të zakonshme që përdoren në këto raste, më pas një shtresë me trashësi 40–50 cm., prej materiali “buke peshku”, me ngjyrë të bardhë, e imbibuar me ujë, poshtë saj – një pjesë tjetër betoni më e hollë, prej disa shtresash.

Nën to u zbulua një fletë plumbi, mjaft e trashë. Ajo e rrethonte arkivolin nga të gjitha anët, në formë të një këllëfi të mbyllur hermetikisht. Sipas konstruktorit të këtij varri, i pranishëm atë natë, për të orientuar ata që punonin për hapjen e tij, këllëfi metalik, i mbyllur në mënyrë hermetike, në brendësi të të cilit gjendej arkivoli me kufomën, siguronte një ruajtje shumë të mirë dhe afatgjatë.

Për fat të keq, pas hapjes të këllëfit metalik, rezultoi se mbyllja e tij nuk kishte qenë hermetike, sepse brenda tij u gjet një sasi shumë e madhe uji me erë disi të keqe, i cili gati sa nuk mbulonte arkivolin. Pas këtij zbulimi, konstruktorin e varrit, nuk e pashë më. Arkivoli u nxor në sipërfaqe, me ndihmën e një vinçi.

Ai ishte prej druri me ngjyrë në kafe, me zbukurime të shumta në trajta të gdhendjesh në sipërfaqen e tij. Kapaku i tij ishte i lirë, i pa mbërthyer. Arkivoli paraqitej pjesërisht i dëmtuar nga qëndrimi i gjatë në ujë. Pas heqjes së kapakut të tij, brenda në arkivol, gjendej një kufomë njerëzore, e seksit mashkull, me shtat të lartë, e cila megjithëse kishte filluar procesi i kalbëzimit, paraqitej në përgjithësi e ruajtur.

Kufoma mbante të veshur një kostum të errët (xhaketë dhe pantallona), këmishë të bardhë dhe kravatë, këpucë gjysma dhe çorape. Në jakën e majtë të xhaketës, kishte dy stema, nga të cilat njëra e 40 vjetorit të PPSh-së. Në pjesën e barkut, ndodhej një copë letër e bardhë, me formë katërkëndëshe, e lagur, në të cilën dukej që kishte qenë e shkruar me bojë, por që ishte pothuajse krejt e shpëlarë dhe e palexueshme.

Te këmbët ndodhej një lule artificiale, me ngjyrë të kuqe. Koka e kufomës, paraqitej e rregullt, por me flokët e rëna. Fytyra ishte e deformuar nga procesi i kalbëzimit mjaft të përparuar, sidomos te sytë dhe buzët. Në përgjithësi, pjesët e tjera të trupit, ishin më të ruajtura. Pasi u fotografua, ajo ju paraqit një të afërmi të familjes, i cili e identifikoi atë, se i përkiste Enver Hoxhës; pas kësaj ai mori edhe aprovimin e të afërmve të tjerë të familjes, që qëndronin pak më larg.

E gjithë këqyrja, u krye brenda një kohe të shkurtër, për disa minuta. Kufoma, nuk u nxorr nga arkivoli, për ekzaminime të mëtejshme. Arkivoli me kufomën u transportuan me kujdes, me një makinë të tipit “Zuk”, të funeraleve, për t’u rivarrosur në varrezat e Sharrës në Tiranë. Kjo ka qenë gjithçka që unë dhe kolegu tjetër, pamë në këqyrjen e shpejtë të kufomës së Enver Hoxhës, pas zhvarrimit të saj.

Në të vërtetë, për konservimin e kufomës së Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij, ishte treguar një kujdes shumë i madh. Në morgun e Tiranën kur u krye autopsia, dhe më pas, u përdorën metodat me anën e përdorimit të lëngjeve ballasamuese, më të mira, gjithashtu kufoma u mbajt në frigoriferët e morgut, gjatë natës, në ditët që bëheshin homazhet.

Po kështu, specialistët, që u përpoqën të kryejnë mbylljen hermetike të varrit, punuan me përkushtim, por pa arritur të krijojnë vakumin që kërkohet në raste të tilla, sikurse e pohojnë ata tani. Në fakt, edhe sipas literaturës mjekoligjore, në raste kufomash të ruajtura në mënyrë pak a shumë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës, ato janë gjetur të paprishura, bile edhe pas disa dhjetra vitesh.

Për fat të keq, varri kur u hap, u gjet i mbushur me ujë brenda të cilit, notonte arkivoli me kufomën. Nga përvoja jonë mjekoligjore dhe literatura respektive, prania e lagështirës dhe ujit, përbën një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin më të shpejtë të procesit të kalbëzimit të kufomës.

Pra, kjo ka qenë arsyeja kryesore dhe jo mungesa e vakumit, që te kufoma e Enver Hoxhës, pas zhvarrimit, 7 vjet pas vdekjes, ishte shfaqur procesi i kalbëzimit, mjaft i përparuar, sidomos në fytyrë. Kjo vërteton në mënyrë të qartë, që nuk është arritur të kryhet një mbyllje siç duhet e varrit dhe këllëfit prej plumbi, rreth arkivolit.

Nuk dua të zgjatem më shumë me sajimet dhe interpretimet pa kuptim, në lidhje me këtë ngjarje, të botuara në dy shkrimet e muajve janar dhe prill të vitit 2000, (në “Gazeta Shqiptare”) dhe më pas në gënjeshtrën se; është përdorur dinamiti për hapjen e varrit!

Megjithatë, nuk mund të rri pa e përmendur shpifjen, që bëhet, sipas së cilës, kufoma pësoi një dëmtim, duke u çarë në anën e majtë të fytyrës, nga goditja që pësoi nga kapaku i arkivolit, kur ai lëvizi në momentin kur ai po nxirrej me vinç, për arsye të mos kapjes mirë të arkivolit, nga kavoja e vinçit.

Me sa më kujtohet, nga kjo ngjarje, kur arkivoli u nxor me ndihmën e vinçit, gjatë ngritjes së tij, u ndje në fillim vetëm një kërcitje e lehtë e tij dhe asgjë tjetër. Kjo zhurmë e vogël, me sa duket ka nxitur fantazinë e kriminalistit, ose të gazetarit, për të bërë këtë sajim imagjinar, disi të ndërlikuar dhe pak të çuditshëm.

Nga këqyrja e jashtme, e kujdesshme e kufomës, së bashku me mjekun e Bashkisë, anëtar i komisionit të këtyre zhvarrimeve, nuk u konstatua as edhe një dëmtim mekanik, fakt ky të cilin, e mbaj mend shumë mirë edhe sot. Po kështu pretendimi, se është përdorur dinamiti në hapjen e këtij varri, është krejtësisht i pavërtetë, sepse unë gjatë gjithë asaj nate, kam qenë i pranshëm në të gjitha veprimet që u kryen në këtë varr.

Mesa më kujtohet, atje u përdorën mjete të zakonshme për hapjen dhe heqjen e pjesëve të betonuara, apo metalike dhe më pas u soll vetëm një vinç, që shërbeu për ta nxjerr më kollaj arkivolin, nga thellësia e varrit.

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

27/01/2026
SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

12/01/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

04/02/2026
Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

03/02/2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

03/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

03/02/2026

Recent News

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

04/02/2026
Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

03/02/2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

03/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

03/02/2026
AlbTimes

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport