• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

09/02/2026
in Botë
Reading Time: 8 mins read
Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eurointegrimi i penguar dhe defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Një shtet që mohon bashkëthemeluesit e tij nuk mund të integrohet në një bashkësi të ndërtuar mbi barazi, konsensus dhe sundim të ligjit. Marrëveshja e Ohrit paraqitet si testi themelor i pjekurisë demokratike të shtetit: çdo tentativë për relativizimin ose zhbërjen e saj është sinjal regresi politik dhe alarm strategjik për Bashkimin Evropian.

Nga Prof.dr Skender ASANI

Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut nuk përfaqëson më një rrugëtim linear drejt konsolidimit demokratik, por një model të qëndrueshëm të ndërprerjeve të qëllimshme strategjike, ku dobësitë e brendshme strukturore ndërthuren me projekte gjeopolitike të jashtme për të prodhuar një gjendje të përhershme provizoriumi shtetëror. Që nga fillimi, eurointegrimi nuk është trajtuar si projekt transformues i rendit kushtetues dhe institucional, por si instrument menaxhimi krizash dhe si monedhë shkëmbimi në balancat e brishta të pushtetit rajonal dhe ndërkombëtar. Në këtë konfigurim, shteti nuk reformohet, por mbahet funksional vetëm aq sa të mos shpërbëhet, ndërsa perspektiva evropiane shndërrohet në premtim të përhershëm, kurrë të realizuar.

Tranzicioni pluralist i viteve ’90 krijoi iluzionin e një korrigjimi historik, veçanërisht për shqiptarët, të cilët legalizimin e pluralizmit politik e përjetuan si fund të marginalizimit strukturor. Në realitet, pluralizmi mbeti formal dhe jo substancial. Fragmentimi ekstrem i spektrit politik shqiptar, mungesa e një doktrine të qartë shtetformuese dhe instrumentalizimi sistematik nga elitat maqedonase e reduktuan përfaqësimin shqiptar në rol funksional: amortizues të pakënaqësisë sociale dhe garantues të stabilitetit minimal, por jo faktor transformues të rendit kushtetues. Barazia nuk u konceptua si parim themelor i shtetit, por u trajtua si koncesion politik i përkohshëm, i varur nga ciklet elektorale dhe nga vullneti i shumicës etnike.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në pushtet u shndërrua gradualisht në zëvendësim për rikonceptimin e shtetit. Arkitektura monoetnike mbeti e paprekur, ndërsa përfshirja shqiptare u përdor si dekor institucional për të dëshmuar një multietnicitet formal, pa prodhuar barazi reale kushtetuese dhe institucionale. Ky devijim strukturor krijoi terrenin për krizën e mëvonshme.

Lufta e vitit 2001 dhe Marrëveshja e Ohrit përfaqësojnë momentin e fundit historik kur shtetformësia shqiptare u artikulua si projekt politik i qartë dhe i pashmangshëm. Marrëveshja nuk ishte vetëm mekanizëm për ndaljen e konfliktit, por akt themeltar që e detyroi shtetin të pranojë një realitet të mohuar për dekada: Maqedonia e Veriut nuk mund të funksionojë si shtet pa shqiptarët si faktor bashkëthemelues. Megjithatë, ky akt u trajtua nga elitat maqedonase jo si kontratë e re shoqërore, por si koncesion i imponuar nga rrethanat ndërkombëtare, i destinuar të zhbëhet gradualisht në praktikë.

Fragmentimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit përbën një nga momentet më të ndjeshme të trajektores politike dhe kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sepse procesi që duhej të përmbyllej me institucionalizimin e barazisë u shndërrua gradualisht në një mekanizëm të përkohshëm kompromisi. Dështimi strategjik u shfaq në çastin kur subjekti politik i dalë nga lufta nuk arriti ta konsolidojë Marrëveshjen e Ohrit si normë kushtetuese të pakthyeshme dhe si themel të ri të rendit shtetëror, duke lënë hapësirë që ajo të relativizohej në praktikën politike dhe institucionale. Marrëveshja e majit 2007 e vulosi këtë regres historik dhe institucional, duke e zhvendosur konceptin e barazisë shqiptare nga sfera e së drejtës së garantuar juridikisht në fushën e vullnetit politik të shumicës, ku të drejtat kolektive mbeten të kushtëzuara nga konjukturat e pushtetit dhe jo nga arkitektura kushtetuese e shtetit. Nga ky moment, procesi i shtetformësisë shqiptare kaloi nga logjika e avancimit në logjikën e mbrojtjes, duke humbur iniciativën strategjike dhe duke u ekspozuar njëkohësisht ndaj instrumentalizimeve të brendshme politike dhe presioneve të jashtme gjeopolitike, çka prodhoi një realitet të ri në të cilin barazia formale mbeti e shkëputur nga barazia substanciale dhe Marrëveshja e Ohrit nga dokument themeltar u reduktua në referencë politike të negociueshme.

Ky dobësim i brendshëm u bë terren ideal për ndërhyrje gjeopolitike. Procesi i integrimit evropian u shndërrua në instrument presioni dhe destabilizimi, ku pengesat nuk lidhen më me kriteret teknike të Kopenhagës, por me projekte strategjike që synojnë mbajtjen e Ballkanit Perëndimor jashtë strukturave euroatlantike. Në këtë kontekst, strategjia ruse për frenimin e zgjerimit të BE-së gjeti shprehjen e saj konkrete në zhvendosjen e konfliktit në fushën e historisë, gjuhës dhe identitetit përmes marrëdhënieve maqedono-bullgare.

Hedhja e konfliktit në dimensionin historiko-identitar nuk ishte një zhvillim spontan i marrëdhënieve ndërfqinjësore, por pjesë e një arkitekture të menduar presioni politik që synonte ta zhvendoste procesin e integrimit evropian nga kriteret demokratike dhe institucionale në terrenin e kontesteve historike të pazgjidhshme, duke e transformuar historinë nga fushë studimi në instrument negociues dhe identitetin në monedhë politike. Në këtë kontekst, krijimi i Komisionit të përbashkët historik u paraqit publikisht si mekanizëm dialogu dhe pajtimi, ndërsa në praktikë funksionoi si një strukturë e institucionalizuar bllokimi, e aftë të prodhonte tensione ciklike sa herë që Maqedonia e Veriut afrohej drejt fazave vendimtare të integrimit evropian. Kjo logjikë e “evropianizimit të konfliktit historik” u ndërthur me dobësinë e kohezionit të brendshëm politik, duke e përfshirë gradualisht edhe faktorin shqiptar në një dinamikë që nuk buronte nga interesat e tij historike apo politike. Përfshirja e partisë shqiptare në qeveri në këtë komision nuk mund të lexohet si pjesëmarrje teknike apo neutrale, por si hyrje në një proces të konceptuar për prodhimin e krizave identitare dhe për zvarritjen e integrimit evropian. Në këtë kuadër, përfshirja e faktorëve shqiptarë në komision përbën një kapitull të veçantë të këtij projekti të kamufluar: fillimisht, kërkesa për delegimin e një historiani shqiptar u refuzua një veprim që në retrospektivë shfaqet si politikisht i matur por më vonë, nën presione të ndryshme politike, pranimi për të deleguar një përfaqësues shqiptar e futi faktorin shqiptar në një proces pa kontroll strategjik dhe me përgjegjësi të shpërndara, duke e kapur atë në “karremin” e një mekanizmi që nuk e kishte dizajnuar dhe që nuk e kontrollonte. Pranimi i këtij roli, i shoqëruar me kompensime institucionale simbolike, si drejtimi i diplomacisë shtetërore, e ekspozoi faktorin shqiptar ndaj një rreziku strategjik të dyfishtë: nga njëra anë e vendosi në një proces që nuk lidhej drejtpërdrejt me interesin e tij politik dhe historik, ndërsa nga ana tjetër kontribuoi në ndërtimin e një narrative rajonale problematike, sipas së cilës shqiptarët paraqiten si faktor instrumental në konfliktet identitare dhe si subjekt i gatshëm për kompromis mbi çështje të ndjeshme të kujtesës historike. Në këtë mënyrë, dimensioni historik i kontestit u shndërrua në një mekanizëm presioni politik shumëplanësh, ku integrimi evropian mbeti peng i krizave të prodhuara, i interpretimeve konkurruese të së kaluarës dhe i ekuilibrave të brishtë gjeopolitikë që vazhdojnë ta mbajnë procesin integrues në një gjendje pezullimi strukturor.

Sa herë që Maqedonia e Veriut i afrohej hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, aq më tepër ashpërsohej retorika e këtij komisioni, duke e shndërruar atë në një pengesë pa rrugëdalje për integrimin. Reagimet tona të vazhdueshme kanë qenë të qarta dhe konsistente: konteksti historik dhe identitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk mund dhe nuk duhet të zgjidhet sipas modeleve ruse të shekujve të kaluar, por sipas standardeve evropiane të pajtimit dhe tejkalimit të konflikteve, ashtu siç kanë vepruar Gjermania dhe Franca pas Luftës së Dytë Botërore. Zgjidhja nuk duhej të mbetej peng i një komisioni bilateral, por të transferohej në kornizën evropiane, si pjesë e procesit të integrimit.
Përfshirja e faktorit shqiptar në këtë proces përbën kapitull të veçantë të gabimit strategjik. Pranimi për të qenë pjesë e një mekanizmi të dizajnuar për prodhimin e krizave identitare e futi faktorin shqiptar në një narrativë që nuk e kishte ndërtuar vetë. Kjo krijoi perceptimin publik se shqiptarët janë faktor destabilizues dhe aktorë që ndërhyjnë në identitete që nuk u përkasin. Kjo narrativë u instrumentalizua drejtpërdrejt në zgjedhjet e vitit 2024, duke ushqyer nacionalizmin dhe duke hapur hapësirë për depërtimin e interesave serbe, ruse dhe kineze.

Pas një sërë sugjerimesh dhe ndërhyrjesh përmes shkrimeve dhe analizave publike, ky qëndrim filloi të marrë formë institucionale. Procesi u zhvendos drejt kornizës evropiane, duke hapur rrugën për deblokim, çka solli edhe njohjen dhe konfirmimin e identitetit maqedonas përmes vendimeve dhe votimeve në disa parlamente të shteteve evropiane. Me këtë akt, projekti fillestar rus mori një goditje vendimtare, pasi u zhvesh nga mekanizmi i tij kryesor bllokues.

Edhe pse zhvendosja e procesit në kornizën evropiane i dha goditje projektit fillestar bllokues, ndërhyrjet nuk u ndalën. U aktivizua një projekt rezervë: sulmi frontal ndaj Marrëveshjes së Ohrit, relativizimi i pozitës kushtetuese të shqiptarëve dhe eliminimi politik i subjektit që doli nga ajo. Ky proces u shoqërua me dhunë diskursive, institucionale dhe kushtetuese, duke e reduktuar shqiptarin nga bashkëthemelues ( shtetformues)  në “problem politik”.
Gjykata Kushtetuese, në këtë fazë të re të zhvillimeve politike dhe institucionale, po shfaqet si një instrument kyç në arkitekturën e një strategjie më të gjerë që prodhon tension të kontrolluar institucional dhe politik. Duke vënë në rend dite çështje që prekin drejtpërdrejt parimin e barazisë kushtetuese dhe themelet e Marrëveshjes së Ohrit, ky institucion është pozicionuar si katalizator i një dinamike që synon të provokojë reagim politik dhe qytetar në komunitetin shqiptar. Ky reagim, i nxitur përmes rikthimit të temave të ndjeshme dhe të konsideruara të mbyllura përfshirë edhe çështje që lidhen me juridiksionin ndërkombëtar dhe rastet e Hagës  instrumentalizohet më pas në diskursin politik si dëshmi e “paqëndrueshmërisë së brendshme”, duke krijuar një alibi për ngadalësimin ose bllokimin e procesit të integrimit evropian dhe për justifikimin e regresit demokratik. Efektet e kësaj qasjeje u reflektuan edhe në ciklet e fundit zgjedhore parlamentare dhe lokale, ku fragmentarizimi dhe deatomizimi i spektrit politik shqiptar prodhuan dobësim të dukshëm të peshës përfaqësuese në vendimmarrjen shtetërore. Në këtë kontekst, ndërveprimi midis instrumentalizimit institucional, polarizimit politik dhe retorikës konfrontuese shfaqet si pjesë e një projekti më të sofistikuar politik, i cili, nën petkun e legalitetit formal, rikonfiguron raportet e brendshme ndëretnike dhe devijon vëmendjen nga standardet demokratike dhe obligimet që burojnë nga perspektiva evropiane e shtetit.

Në këtë kontekst, krijimi i një këshilli mbipartiak shqiptar nuk është manovër politike, por domosdoshmëri strategjike. Vetëm një platformë e përbashkët mund të ndalë procesin e defaktorizimit dhe të rikthejë shqiptarët si faktor shtetformues. Historia ka dëshmuar se shtetformësia shqiptare nuk zhduket me mohime institucionale; ajo reziston dhe prodhon kriza më të thella për vetë shtetin që tenton ta anashkalojë.
Heshtja përballë këtij procesi nuk është maturi diplomatike, por bashkëpërgjegjësi historike. Kjo analizë strategjike nuk është paralajmërim retorik, por alarm strategjik për një shtet që rrezikon të mbetet peng i projekteve gjeopolitike antievropiane dhe i një rendi të brendshëm që prodhon destabilitet permanent.

Në përmbyllje, kjo analizë strategjike argumenton se pengimi i eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut nuk është pasojë e dështimeve teknike apo e rastësive diplomatike, por rezultat i një ndërthurjeje të qëllimshme midis dobësive të brendshme strukturore dhe projekteve gjeopolitike që synojnë ta mbajnë shtetin në gjendje të përhershme provizoriumi. Defaktorizimi gradual i shqiptarëve nga subjekt shtetformues në variabël politike të menaxhueshme përbën jo vetëm shkelje të barazisë kushtetuese, por edhe bllokadë reale të rrugës evropiane, sepse një shtet që mohon bashkëthemeluesit e tij nuk mund të integrohet në një bashkësi të ndërtuar mbi barazi, konsensus dhe sundim të ligjit. Marrëveshja e Ohrit paraqitet si testi themelor i pjekurisë demokratike të shtetit: çdo tentativë për relativizimin ose zhbërjen e saj është sinjal regresi politik dhe alarm strategjik për Bashkimin Evropian. Mesazhi është i qartë dhe i dyfishtë: për shqiptarët, uniteti strategjik dhe rikthimi i vetëdijes shtetformuese janë parakusht i mbijetesës politike dhe i avancimit historik; për procesin eurointegrues, përfshirja reale dhe e pakthyeshme e shqiptarëve nuk është pengesë, por kusht themelor për stabilitet, funksionalitet dhe të ardhme evropiane të Maqedonisë së Veriut. Heshtja ndaj këtij realiteti nuk prodhon stabilitet, por e shtyn krizën në kohë; ndërsa veprimi i koordinuar sot mbetet alternativa e vetme për të shmangur një devijim strategjik me pasoja afatgjata për shtetin dhe rajonin.

Shkup,09 shkurt 2026

 

 

 

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

09/02/2026
Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

09/02/2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

09/02/2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

09/02/2026

Recent News

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

09/02/2026
Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

09/02/2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

09/02/2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

09/02/2026
AlbTimes

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport