Përballë krizës së shkaktuar nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, 32 vendet anëtare të International Energy Agency kanë rënë dakord të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike ndërhyrja më e madhe e koordinuar në histori për të stabilizuar tregjet globale të energjisë.
Rezervat strategjike të naftës janë depo emergjente që mbahen nga qeveritë për t’u përdorur në raste krizash, si luftëra apo ndërprerje të furnizimit. Sipas IEA-s, vendet anëtare kanë mbi 1.2 miliardë fuçi naftë në rezerva publike, si dhe rreth 600 milionë fuçi të tjera që mbahen nga industria private, por që mund të vihen në dispozicion në raste emergjente, shkruan Aljazeera.
Cilat vende kanë rezervat më të mëdha?
Kina
Kina konsiderohet si vendi me rezervat më të mëdha strategjike në botë. Edhe pse nuk publikon të dhëna zyrtare, vlerësohet se rezervat e saj kalojnë 1.1 miliardë fuçi. Ato janë të vendosura kryesisht në zonat bregdetare lindore dhe jugore, si Shandong, Zhejiang dhe Hainan.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
SHBA zotëron rreth 415 milionë fuçi naftë në rezervat strategjike. Këto depo menaxhohen nga Departamenti i Energjisë dhe mund të mbulojnë rreth 200 ditë importe neto. Uashingtoni ka nisur tashmë lirimin e një pjese të këtyre rezervave për të përballuar krizën.
Japonia
Japonia ka rreth 470 milionë fuçi naftë në rezerva emergjente, të mjaftueshme për më shumë se 250 ditë konsum të brendshëm. Edhe Tokio ka filluar të përdorë rezervat për të përballuar mungesat në treg.
Mbretëria e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar disponon rreth 68 milionë fuçi naftë (bruto dhe produkte të rafinuara), të cilat mund të mbulojnë rreth 90 ditë konsum. Ajo është pjesë e planit të përbashkët të IEA-s për lirimin e rezervave.
Vendet e Bashkimi Evropian
Shtetet kryesore të BE-së mbajnë gjithashtu rezerva të konsiderueshme:
Gjermania – rreth 177 milionë fuçi
Franca – rreth 120 milionë fuçi
Spanja – rreth 150 milionë fuçi
Italia – rreth 76 milionë fuçi











