Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh me rëndësi.
Sipas rendit të ditës, Kuvendi do të zgjedhë 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Nga 5 anëtarët, 3 emra vijnë si përzgjedhje e PS-së, ndërsa 2 emra të tjerë si përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri.
3 emrat që vijnë si përzgjedhje e PS mes kandidatëve që i paraqitën në Kuvend, janë:
- ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa
- ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj
- Matilda Shehu
Dy kandidatët e propozuar nga kryeministri Rama mes aplikimeve që shkuan në qeveri janë:
- ish-ministri Ervin Mete
- Jonida Prifti
Ndërkohë mësohet gjithashtu se seanca do të nisë me një interpelancë të Agron Shehajt me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe do të vijojë me disa ligje të mbartura nga seanca e shkuar, si ligji për Shërbimin e Jashtëm dhe disa iniciativa të opozitës.
Po ashtu në diskutim pritet të jenë edhe 6 projektligje të paraqitura nga opozita, të cilat me shumë mundësi pritet të rrëzohen, ndërsa në fund do të miratohet edhe ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t.











