Pasditen e kësaj të mërkure është krijuar një trafik i rënduar në Doganën e Bllatës, në kufirin nga Maqedonia drejt Shqipërisë.
Pas shembjes së rrugës në Librazhd, është devijuar i gjithë trafiku i mjeteve në doganën e Bllatës.
Përgjatë këtyre ditëve rreshti i kamionëve që vijnë nga Greqia, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut është më shumë se 4 km, kjo për shkak edhe të kapaciteteve të vogla përpunuese të të dyja doganave, si dhe rrugës së ngushtë.
Pas hapjes së rrugës së Arbrit, distanca Shkup-Tiranë distanca është shkurtuar me rreth 85 km krahasuar me rrugën nga Qafë-Thana, ndaj kjo doganë ka marrë një pjesë të konsiderueshme të trafikut.
Fakti që kapacitetet doganore, të përpunimit të mjeteve dhe të pasagjerëve, rrugët e ngushta bëjnë që të ketë rradhë të gjata çdo ditë.











