Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune, 28 shkurt, në aksin rrugor “Shkozet-Plepa”, ku një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor, 81 vjeç.
Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.
Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë. Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njoftuan blutë.











