Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Starovë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore.
=E plagosura është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet ende në vendngjarje për ta zbardhur shkaqet e aksidentit.











