• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

26/03/2026
in Politikë
Reading Time: 6 mins read
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në zyrën time kam të varur botimin e New York Times të dt. 27 mars që flet për municionet që cmontoheshin në Gërdec dhe ripaketoheshin për në Afganistan. Ju keni patur një rol në botimin e këtij artikulli, për të cilin z. Berisha e dini si e quajti.

Geri Kokalari: Një letër tualeti

Ishte një letër tualeti që tronditi politikën amerikane dhe shqiptare. Ju keni patur një rol në këtë artikull keni patur një aktivitetet shumë të fortë kontrollues ndaj dy qeverive. Cili ka qenë roli juaj?

Geri Kokalari: Mua më pëlqen të mendoj për veten time si një person me një dritë, dhe të zbuloj buburreca dhe zakonisht buburrecat largohen kur unë i drejtoj dritën por Kosta Trebickën unë e njihja nga më parë, përpara kësaj afere. Ai më konktaktoi në New York për arsye biznesi. Ai e dinte që unë isha i përfshirë në biznes dhe donte të më takonte, dhe qëndruam në kontakt përgjatë viteve. Në fakt unë e pash përgjatë luftës në Kosovë isha në Tiranë dhe e takova gjatë asaj kohe. U humbën pak lidhjet dhe pastaj po bënte pak zhurmë dhe në atë kohë unë mendoj se ai mendonte se nuk iu dha një marrëveshje e duhur për kontratën e armatimeve. Kur më mori mua në telefon më tha ‘Geri unë kam disa regjistrime të bisedimeve. Nuk dija asgjë për Diverolin në atë kohë, ka disa kopje të kontratave ka dokumente të ndryshme dhe ka informacione për kompani në Qipro. Më tha do ti shohesh, i thash patjetër, do të isha shumë i interesuar t’i shihja. Nisëm të flisnim për këto dhe mendova se ishte shumë e rëndësishme për t’u ekspozuar. Dikush si Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi dhe unë vura dritën mbi ta. Pash për një kohë për njerëz të ndryshëm në median amerikane dhe atë shqiptare mund ta kishim bërë shumë lehtë por e dija se impakti do të ishte shumë i limituar, do të ishte një histori në Shqipëri dhe pastaj do të vdiste brenda javës. Dhe e dija që të kishte impakt duhet të ishe në një platformë ndërkombëtare dhe pyeta për disa njerëz dhe u përballa me një gazetar fitues i cmimit Pulitzer ka kaluar shumë kohë në Aganistan. Nuk e dija në atë kohë por ai ishte edhe eksperti më i madh botëror për armët e zjarrit. E kontaktova dhe i thash kjo është historia, kjo është marrëveshja duan të shesin armët kineze a do ishe i interesuar? Më tha pse jo, pse nuk do isha i interesuar. Kjo ishte edhe shkëndija që ndezi zjarrin. Ne kaluam një kohë shumë të gjatë, duhet të kuptojmë se kur Kosta më kontaktoi mua për këtë ishte fundi i verës ai artikull doli në mars të 2008. Iu deshën 6 muaj New York Times të konfirmonte informacionin. Ishin 6 deri në 8 gazetarë të ndryshëm që punonin nga kontinente të ndryshme, nga Lindja e Mesme, nga New York, dhe po e shihnin me imtësi përpara se të shpërthenin lajmin. Dhe ndodhi të ishte një koincidencë që ndodhi që lajmi u publikua vetëm pak ditë pas shpërthimit të Gërdecit.

Shpërhimi ndodhi më 15 mars, artikulli botohet më 26-27 mars, a mendoni që nëse artikulli do kishte dalë më herët ai shpërthim ndoshta nuk do kishte ndodhur?

Geri Kokalari: Jo, mendoj se ishte rastësi. Ata që ishin pas marrëveshjes ishin pas Gërdecit por ishte rastësore. Artikulli do të publikohej gjithsësi. Do të dilte pavarësisht shpërthimit.

Unë pata mundësinë ta intervistoj z.Trebicka një intervistë që praktikisht ekspozoi atë që ai kishte regjistruar në bisedat që bëri me ju, e megjithatë ai vdiq në rrethana të paqarta. Unë kam qenë në vendngjarje, kam bërë edhe një reportazh atje. Vdekja e tij zyrtarisht është aksidentale, pavarësisht se ka patur edhe zëra që vërtetojnë të kundërtën por le të themi version zyrtar edhe i policisë edhe ekspertëve është që Kosta Trebicka vdiq në mënyrë aksidentale, ju keni një opinion tuajin për këtë ngjarje?

Geri Kokalari: Unë kam folur me Kostën vetëm pak ditë para se vdiste dhe me tha se do të dilte për gjueti. Unë e dija që ishte gjuetar. Ai në fakt më kishte ftuar shkoja me të, por i thash se kisha dicka për të bërë, më dukej e dyshimtë. E kam sygjeruar në disa raste dhe kam folur me disa njerëz që kishin pikëpyetje dhe këtu nuk po them se cilët janë ata, por u kam sygjeruar se një patologjist ndërkombëtar që ishte i përfshirë në disa raste vrasjesh ka parë trupa të dekompozuar për 20-30 vite dhe kupton se cilët janë arsyet se pse vdes një person dhe kush e vret një person. Unë nuk mund ta di përgjigjen por ka qenë e cuditshme ai shtypi në kallot e familjes Berisha. Ata njihen që janë njerëz të pamëshirshëm. Nuk ishte një ekzaminim i saktë i trupit të tij. Doktorët që bënë autopsinë ishin të shoqëruar me Sali Berishën dhe ishin të anshëm dhe sic mbaj mend tani ata dërguan nga Virginia. Ishte e marrë në momentin e fundit, kongresmeni nga Virginia kishte një marrëdhënie me Fatmir Mediun dhe ka një mënyrë si lëviz në Ëashington si një gjarpër duke bërë kontakte, ndoshta në mënyrë rastësore. Ndoshta në mënyrë rastësore por ai erdhi nga Virginia dhe deklaroi se ishte një aksident nuk kishte asnjë kualifik. Doktorët që ekzaminuan trupin e Kostës ishin të shoqëruar me Sali Berishën, nuk ishte një ekzaminim i qartë i pastër për mua. Edhe sot mund të gërmojnë në atë varr dhe mund të marrë një përfundim më të saktë se cfarë ndodhi. Cfarë ndodhi nuk e di, mund të ishte aksident por nëse ishte, është një në një million dhe më duket shumë i dyshimtë.

Në fakt, në atë hulumtim modest që ne bëmë në atë ngjarje, duket shumë e vështirë që të bësh një aksident me pasojë vdekje prurëse, aq më tepër që sic ju e thatë, i ndjeri Trebicka operonte në një zonë që e njihte mirë. Por po ju them një tjetër koincidencë që ndoshta ju nuk e dini, z.Trebicka vdiq në shtator 2008 në natën kur unë kam patur në intervistë kryeprokuroren e Republikës së asaj kohe znj.Ina Rama e cila në atë intervistë pak orë para vdekjes së tij pat premtuar publikisht se do merrte në pyetje z.Trebicka dhe do merrte në pyetje edhe të birin e kryeministrit të asaj kohe. Po e them koicidencë po ne gazetarët nuk besojmë në koicidenca.

Geri Kokalari: Ina Rama është histori tjetër. Ajo ishte nën pushtetin e Sali Berishës.

Pra, ju thoni që prokurorja e përgjithshme që premtoi të hetonte Gërdecin, aferën e demontimeve, denoncimin e z. Trebicka, praktikisht bëri lojën e z.Berisha?

Geri Kokalari: Di një gjë, kishte shumë gjëra që ajo mund të investigonte për sa i përket Sali Berishës. Mbaj mend shumë gjëra gjatë asaj administrate por i dhash edhe asaj informacione, për një autopsi tjetër për Trebickën por ajo nuk kishte interes. Pse?

Pra ju thoni se Ina Rama, refuzoi ribërjen e autopsisë së Kosta Trebickës me ekspertët që i ofruat ju nga Amerika?

Geri Kokalari: Nuk kishte asnjë interes. I thash se do të sillnim dikë nga SHBA ta përfshinim që kishte shpjeguar cështje shumë të vështira, që ka ekzaminuar trupa 30 deri në 40 vite të vjetra po ajo nuk kishte interes.

Z.Kokalari kanë kaluar shumë vite nga ajo ngjarje, Shqipëria ka kaluar një rotacion politik, ka kryer një reformë të thellë në drejtësi, por shohim se drejtësia nuk është vënë akoma. Ju thatë se drejtësia e mëparshme ishte në kontrollin e z. Berisha akuza që bëtë sot se Ina Rama nuk kishte interes për një autopsi tjetër të Trebickës është një akuzë shumë e fortë. Pse mendoni që akoma edhe sot, 18 vite më pas, drejtësia heziton të hetojë për to?

Geri Kokalari: Mund të kalojmë edhe një orë tjetër me këtë temë. Po flasim për drejtësinë, një person me të cilin unë kam bashkëpunuar ishte Erjon Veliaj. Veliaj ishte një mik i mirë i imi, por nuk e di nëse është i fajshëm apo jo në këtë cështje. Ai është në burg aktualisht, ndoshta është fajtor ose jo. Por ai ka nevojë për një gjyq të drejtë dhe nuk e kuptoj pse ai është në gjyq dhe Sali Berisha që unë e njoh, për gjëra që duhet të jetë në burg është i lirë duke tentuar të shkaktojë kaos në Shqipëri.

Pra, mendoni që dicka nuk është në rregull apo jo, edhe me sistemin e ri të drejtësisë?

Geri Kokalari: Është Shqipëria, më duhet të them një sekret. Do jetë e pazakontë edhe për shikuesit tuaj. Nëse dicka nuk shkon me Shqipërinë unë po bëj shaka, por dicka nuk shkon as me SHBA. SHBA mbase po bëhen si Shqipëria.

Stay Connected test

  • 11.9k Followers
  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

26/03/2026
Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

26/03/2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

26/03/2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

26/03/2026

Recent News

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

26/03/2026
Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

26/03/2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

26/03/2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

26/03/2026
AlbTimes

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport