AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

I ati abuzoi me vajzën e mitur në Fier / Shteti i merr edhe 4 fëmijët, flet nëna: M’i ktheni dhe më jepni punë

by SHT Media
07/11/2025
in Kronikë
6
0
I ati abuzoi me vajzën e mitur në Fier / Shteti i merr edhe 4 fëmijët, flet nëna: M’i ktheni dhe më jepni punë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në emisionin “Në Kohë Reale” është trajtuar ngjarja e rëndë në Fier ku një e mitur dyshohet se u abuzua nga i ati i saj, i cili u vendos në pranga.

Duke sjellë edhe një herë në vëmendje këtë ngjarje, korrespondentja e RTSH-së për Fierin Laureta Roshi tha se “babai është një person i dyshuar pavarësisht deklarimeve që janë bërë”.

“Ende nuk dihet situata kur janë marrë ato deklarime, janë marrë në mungesë të avokatit. Kjo ngjarje është paragjykuar që në fillimet e saj, në qershor kur ndodhi. Largimi i vajzës nga banesa dhe akti i ekspertimit është një krim i ndodhur edhe më herët, nuk dihet se është vetëm babai autori i dyshuar, apo ka edhe të tjera krime në atë zonë rurale. Ngjarja tronditi jo vetëm nënën e cila tha se nuk di  gjë dhe nëse ka ndodhur të ketë dënim kapital.” E gjitha kjo situatë u pasua me arrestimin e babait të dyshuar si autor të ngarjes. Të dy prindërit kanë deklaruar se vajza kishte probleme të shëndetit mendor që në Gjermani kur familja ka qenë në emigracion”, ka theksuar gazetarja Roshi.

Sipas gazetares Roshi, gjykata ka dhënë një urdhër mbrojtje për vajzën 12-vjeçare duke shmangur nënën dhe 6 fëmijët e tjerë.

“Një urdhër mbrojtje që nuk i jep asaj asgjë, pasi ajo ishte marrë në një qendër për trajtimin e viktimave të dhunës. Babai është në pranga dhe ky urdhër mbetet i pakuptimtë i dhënë më 2 korrik lidhur me vajzën dhe personin që e përfaqëson atë”, tha Roshi.

Ajo shtoi se një javë më parë në 31 tetor në Gjykatën e Fierit merret një masë për dërgimin e 4 fëmijëve në  institucione që “quhet kujdestare alternative. Edhe në këtë rast nuk është nëna që është përfaqësuesi ligjor që është fëmija 10 vjeç dhe përfaqësohet nga njësia për mbrojtjen e fëmijëve përpara gjyqtarit Alfred Konomi për të marrë vendimin për transferimin e fëmijëve në shërbimin alternativ”.

“Nëna kishte kërkuar ndihmë për vetëm një prej fëmijëve për shkak se bashkia e Fierit mori përsipër ndihmën e saj, duke ofruar vetëm strehimin. Pra, kemi një nënë të papunë me një fëmijë në gji dhe me 6 fëmijë të tjerë të mitur”, tha Roshi.

Nga ana e saj, nëna e vajzës së mitur ka folur ekskluzivisht për RTSH-në duke kërkuar që t’i kthehen fëmijët që i janë dërguar të shtëpia e fëmijës.

“Shkoj te noteri, dhe i them që më dërgoi Alma e Bashkisë. Bën letrat ky dhe unë rri pres. Nuk më tha që t’i lexoj, janë letra për ta dërguar fëmijën për kontroll. Merri këto letra dhe çoja Almës së Bashkisë. Dhe marr letrat ia çoj Almës së Bashkisë. Nuk më dha kopje me vete, nuk kisha avokat. Alma më tha;Mirë që mi solle dhe ika pastaj”, është shprehur nëna.

Ajo deklaroi më tej se  Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Fier e ka kërcënuar duke i thënë se do t’i arrestojnë dhe do t’i marrim fëmijët.

“Vajta te bashkia për punë dhe të më kthente fëmijët, i thashë më kthe fëmijët, si dhe dua të futem në punë për punën që më keni ofruar. Më tha është hequr si opsion, futu ku të duash në privat, si e si që më morën fëmijët. Më dhanë opsion çerdhen dhe thanë që nuk ta paguajmë. Alma e Bashkisë më ka thënë do të arrestoj dhe do t’i marr të gjithë fëmijët dhe më paragjykojnë jam e shkatërruar komplet. Nuk e besoj që bashkëshorti im e ka kryer atë vepër. Nuk e kam parë, më kanë trembur shumë herë duke më thënë se ke qenë bashkëpunëtore në krim, gjë që nuk është e vërtetë”, ka theksuar nëna.

Më pas ka reaguar edhe Alma Guma nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Fier, duke thënë se “unë nuk bëj dot arrestime, nuk është në kompetencat e mia të bëj arrestime. E dyta për pjesën e marrjes së fëmijëve ne operojmë mbi bazën e ligjit 18 që e ka specifikuar shumë mirë se si ndërhyhet për heqjen e përkohshme të kujdestarisë së fëmijëve derisa të fuqizohet familja, nuk është në interesin e askujt që fëmijë të qëndrojnë në institucion. Por kur shikohet se fëmijët janë në rrezik apo qoftë për pamundësinë e prindërit patjetër që ndërhyhet derisa familja të fuqizohet”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

30/10/2026

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

30/10/2026

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

30/10/2026

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

30/10/2026

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

30/10/2026

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

30/10/2026

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

30/10/2026

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

30/10/2026

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

30/10/2026

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

30/10/2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg
  • Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.