AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Paralajmëron gjenerali gjerman: Rusia mund të sulmojë NATO-n që nesër!

by SHT Media
07/11/2025
in Botë
6
0
Paralajmëron gjenerali gjerman: Rusia mund të sulmojë NATO-n që nesër!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia mund të ndërmarrë një sulm të kufizuar ndaj territorit të NATO-s në çdo moment, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë ushtarak gjerman.

Gjenerallejtënant Aleksander Sollfrank, i cili drejton komandën e operacioneve të përbashkëta të Gjermanisë dhe mbikëqyr planifikimin e mbrojtjes tha këtë të premte: “Nëse shikoni aftësitë dhe fuqinë luftarake aktuale të Rusisë, ajo mund të nisë një sulm në shkallë të vogël kundër territorit të NATO-s që nesër”.

“Sulm i vogël, i shpejtë, i kufizuar rajonalisht – asgjë e madhe – sepse Rusia është shumë e angazhuar në Ukrainë për një gjë të tillë të madhe”, shtoi ai më tej.

Sollfrank përsëriti paralajmërimet e NATO-s se Rusia mund të jetë në gjendje të kryejë një sulm në shkallë të gjerë ndaj aleancës me 32 anëtarë që nga viti 2029.

Por, Vladimir Putin mohon se ka plane të tilla, duke këmbëngulur se pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska ishte në mbrojtje kundër zgjerimit të NATO-s.

Pavarësisht pengesave në luftën në Ukrainë, Sollfrank tha se forcat ajrore ruse mbeten të fuqishme dhe se forcat bërthamore dhe raketore nuk janë prekur.

“Ndërsa Flota e Detit të Zi ka pësuar humbje të mëdha, flotat e tjera ruse nuk janë zvogëluar. Forcat tokësore po pësojnë humbje, por Rusia thotë se synon të rrisë numrin total të trupave në 1.5 milionë ushtarë. Dhe Rusia ka mjaftueshëm tanke kryesore luftarake për ta bërë një sulm të kufizuar të mundshëm që nesër”, tha ai.

Por ekzistojnë tre faktorë që do të përcaktojnë nëse Rusia do të vendosë të sulmojë apo jo sipas Sollfrank. E para është fuqia ushtarake e Rusisë, përvoja e saj luftarake dhe udhëheqja e saj.

“Këta tre faktorë më çojnë në përfundimin se një sulm rus është brenda fushës së mundshme. Nëse do të ndodhë apo jo, varet në masë të madhe nga sjellja jonë”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.