AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Fronti Anti-Rusi”\Pas SHBA-së, Vatikanit dhe Polonisë, Sllovakia drejt Bjellorusisë

by SHT Media
07/11/2025
in Botë
6
0
“Fronti Anti-Rusi”\Pas SHBA-së, Vatikanit dhe Polonisë, Sllovakia drejt Bjellorusisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Minsk(Мiнск), Bjellorusi-Bjellorusia do të rihapë ambasadën e saj në Sllovaki. Sipas një dekreti të nënshkruar nga kryeministri bjellorus Aliaksandr Genrihaviç Turçin (Аляксaндaр Гeнрыхавіч Турчын), misioni diplomatik është planifikuar të rifillojë operacionet më 1 shtator 2026.

Shërbimi për shtyp i departamentit kryeministror bjellorus ka thënë për mediat bjelloruse se rivendosja e pranisë së përhershme diplomatike të Bjellorusisë në Sllovaki “do të rrisë ndjeshëm efektivitetin e përpjekjeve për të zhvilluar marrëdhënie politike, tregtare, ekonomike dhe investimi, për të eksploruar mundësitë për bashkëpunim industrial dhe për të hyrë së bashku në tregje të reja”.

Vendimi për rihapjen e ambasadës vjen në mes të një ngrohjeje të dukshme të marrëdhënieve midis Minskut dhe Bratisllavës. Në vitin 2025, ambasadori sllovak Jozef Migaš u rikthye në Bjellorusi pas një mungese gati pesëvjeçare, pasi kishte shërbyer më parë në të njëjtin post.

Më herët, Presidenti bjellorus Aliaksandr Rihoraviç Lukashenka(Аляксандр Рыгоравiч Лукашэнка), gjithashtu u takua me Kryeministrin sllovak Robert Fico në Pekin, gjatë një vizite në Republikën Popullore të Kinës, në kuadër të festimeve të 80-vjetorit të Fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez Kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore Antifashiste dhe e ftoi atë të vizitonte Bjellorusinë.

Vlen të theksohet se Sllovakia është një nga pesë vended evropiane(së bashku me Hungarinë, Serbinë, Italinë dhe Vatikanin), të cilat sot kanë një mardhënie normale diplomatike, ekonomike dhe kulturale me Bjellorusinë, dhe të cilat kanë kundërshtuar vazhdimisht sanksionet e ashpra të Bashkimit Evropian kundër Bjellorusisë, duke promovuar dialogun dhe një qasje më taktike me qeverinë bjelloruse të Presidentit Lukashenka.

Ndërsa e rivendosja mardhënieve normale midis Bratisllavës dhe Minskut mund të interpretohet edhe si pjesë e strategjisë së Uashingtonit dhe Brukselit, të cilat sot po synojnë të distancojnë Bjellorusinë prej Rusisë dhe Kinës, duke e ri-ingranuar Bjellorusinë në instancat politike, ekonomike dhe socio-kulturale Euro-Atlantike. Një projekt ky që duket se ka marrë edhe dritën jeshile prej Presidentit Lukashenka, politika e “balancës midis Lindjes dhe Perëndimit” së të cilit, që prej fillimit të konfliktit të armatosur ruso-ukrainas në shkrut të vitit 2022, duket se e ka kthyer vendin nga një “buffer zone” gjeopolitike, në një urë lidhëse midis vendeve të Bashkimit Evropian/NATO-s, Rusisë, Ukranës dhe vija të frontit. Një politikë e hollë kjo e cila gjithashtu duket se ka fituar edhe pëlqimin e amerikanëve, të cilët e kanë bërë të qartë se duan që ajo të vijoj, duke krijuar një korridor neutral dhe solid komunikimi midis Perëndimit dhe Moskës, por dhe një rrugë të sigurt për vijimin e kontakteve midis popujve, tregtisë dhe strukrurave të sigurisë, siç u tregua dhe gjatë punimeve të Konferencës së III Ndërkombëtare e Minskut mbi Sigurinë Euroaziatike(28-29 tetor).

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.