• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

06/11/2025
in Politikë
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

Aeroporti i Vlorës do të jetë i përfunduar sipas kontratës, por operimi në të do të shtyhet përtej 1 marsit. Kështu u shpreh këtë të enjte Behgjet Pacolli, i cili në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan tregoi versionin e tij për çështjen e aeroportit të Vlorës.

“Në datën 1 mars nuk është reale që të fluturojnë, por aeroporti do të kryhet ashtu siç e sheh kontrata në shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Pacolli.

Sipas tij, ndërtesat do të jenë të mbaruara komplet, por për shkak të një mase siguruese nga gjykata, entiteti Vlora International Airport (VIA) nuk mund të punojë për të siguruar operimin e fluturimeve.

“Ka një masë siguruese që u lëshua para disa javëve, që totalisht e ka bllokuar mbarëvajtjen e VIA-s, e aeroportit të Vlorës. Punimet vazhdojnë, por entiteti VIA, duhet të bëjë stafin, duhet ta trajnojë, duhet të instalojë sistemin informatik, duhet të bëjë të gjitha përgatitjet, duhet të bëjë kontratat me kompanitë ajrore. Tash për tash janë të bllokuara, askush nuk guxon të bëjë diçka, madje as ata punëtorë që kanë qenë të paguar nga VIA, pagat nuk i marrin”, tha Pacolli.

Ai theksoi se nuk e kupton se si gjykata e ka caktuar një masë të tillë siguruese.

“Në botën e civilizuar ekzistojnë masat siguruese, por siguruesi duhet të depozitojë një shumë goxha të madhe nëse dëmtohet pala tjetër. Domethënë gjykatësi duhet ta shpërblejë me atë masë. Masa që është lëshuar dhe bllokohet një entitet shtetëror, një entitet publiko-privat, më i madhi në Shqipëri që ka ndodhur deri tani për mua nuk është reale dhe si kanë menduar ta bëjnë atë unë nuk e di”, u shpreh ai.

Pacolli tha se nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë, por theksoi se sa më shumë zgjat masa siguruese “aq do e shtyjë mundësinë për hapjen e aeroportit”.

Kujtojmë se më 31 tetor 2025, për afro 4 orë, biznesmeni Behgjet Pacolli është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me konfliktin e lindur mes tij dhe ortakut të tij, Valon Ademi, për koncesionin e aeroportit të Vlorës.

Për këtë investim, ku sipërmarrësi Pacolli pretendon se ka 98% të aksioneve nëpërmjet kompanisë së tij “Mabco Construction S.A.”, Prokuroria e Tiranës mësohet se ka regjistruar procedim penal për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe mashtrimit kompjuterik.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e dy kallëzimeve, si nga ana e Pacollit, ashtu edhe nga Ademi, i cili pretendon se zotëron 49% të aksioneve përmes kompanisë “2A Group”.

Prej javësh, prokuroria po merr në pyetje persona lidhur me hetimet, por ende nuk ka persona nën hetim. Pavarësisht konfliktit mes ortakeve, Pacolli tha se mosmarrëveshjet nuk do të pengojnë përfundimin e aeroportit.

Mosmarrëveshjet mes dy ortakeve kanë çuar në pezullimin e aktivitetit të shoqërisë “Vlora International Airport”, nga Gjykata e Tiranës.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!