AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Nëse nuk paguan, do të vras”/ Shqiptari terrorizon familjen italiane, arrestohet në Romë

by SHT Media
06/11/2025
in Botë
6
0
“Nëse nuk paguan, do të vras”/ Shqiptari terrorizon familjen italiane, arrestohet në Romë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi dyshohet se ka dhunuar barbarisht një të ri italian dhe babai e tij, për shkak se i riu nuk i kishte paguar paratë e drogës që kishte blerë nga shqiptari. 

I dyshuari, Elson Leka, akuzohet për një seri sulmesh dhune të kryer gjatë muajve të fundit, në përpjekje për të marrë një borxh droge që fillimisht ishte vetëm 1,000 euro. 

Siç raportojnë mediat italiane, ngjarjet datojnë që nga gushti i kaluar, kur Leka dyshohet se i shiti kokainë një 23-vjeçari italian, dhe kur viktima nuk arriti të paguante në kohë, shqiptari nisi një seri aktesh dhune për ta detyruar të shlyente borxhin. 

Hetimi tregon se 35-vjeçari ka kryer kërcënime me armë, ka shtypur viktimën me biçikletë, dhe madje ka hedhur një lëndë shpërthyese në banesën e familjes së ‘debitorit’, si formë kërcënimi. 

Akti më i rëndë ndodhi kur Leka, në shoqërinë e disa bashkëpunëtorëve, u përball me 23-vjeçarin dhe babain e tij, në një zonë në periferi të Romës e njohur për praninë e grupeve shqiptare të trafikut të drogës. Pas një debati të shkurtër, Leka dyshohet se u përpoq ta godiste me thikë të riun, por babai i tij ndërhyri për ta mbrojtur dhe u rrah barbarisht, duke pësuar plagë të rënda në fytyrë dhe trup. 

“Nëse nuk paguan, do të  vras”, ishte shprehur shqiptari. 

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe punës së policisë, hetuesit arritën të mblidhnin provat e mbajtueshme që cuan në ekzekutimin e urdhrit të arrestit ndaj 35-vjeçarit shqiptar, i cili u shoqërua në burgun Rebibbia të Romës. 

Sipas policisë italiane, ngjarja është e lidhur me qarqet lokale të trafikut të drogës në bregdetin e Lacios, ku operojnë disa organizata me pjesëmarrje të individëve shqiptarë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të verifikuar nëse i arrestuari ka pasur lidhje me ndonjë grup të strukturuar kriminal. 

Në përfundim, organet hetimore theksojnë se provat e paraqitura i përkasin fazës paraprake të hetimit dhe se, në përputhje me ligjin, për të dyshuarin zbatohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim gjyqësor përfundimtar. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

30/10/2026

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

30/10/2026

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

30/10/2026

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

30/10/2026

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

30/10/2026

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

30/10/2026

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

30/10/2026

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

30/10/2026

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

30/10/2026

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

30/10/2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg
  • Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.