AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës

by SHT Media
06/11/2025
in Politikë
6
0
VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raportimi i KLSH përplasi PD me PS në Kuvend, ku opozita hodhi akuza se në raport flitet për 900 milionë euro të vjedhura nga qeveria në dy vite. Deputeti Flamur Noka hodhi edhe akuza ndaj ministrit Toni Gogu duke thënë se  “pastori ka misionin e tij në librat e shenjtë, të ndalojë djallin duke tundur temjanin, por nuk ka padrejtësi më të madhe se kur pastori kthen temjanin nga djalli”. 

Por, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin iu përgjigj duke i kujtuar Nokës akuzat që ka bërë ndaj tij Gazment Bardhi për vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Gogu i tha Nokës se ka detyrimin që të sqarohet në Kuvend mbi akuzat për vilat. 

“I dashur Flamur, jam ulur këtu si shërbëtor i Republikës i zgjedhur nga kuvendi dhe i dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe jam Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe ndaj rri dëgjoj edhe pavërtetësira, e them pavërtetësira me delikatesë se në fakt janë gënjeshtra kokë e këmbë. E dyta, e shikoj që ti je intriguar për standardin e jetesës time, megjithatë të ftoj të më ndjekësh nga mbrapa dhe të shikosh se si i jetoj unë bindjet e mia. 

Detyrën time e çmon ti patjetër, por bindjet e mia, të ftoj që t’i shikosh, të vish nga mbrapa.  Për sa i përket akuzave personale, të lutem, kësaj salle ti i detyrohesh një përgjigje ndaj një akuze që ta ka bërë shoku i bankës për disa vila të bëra me veprimtari të paligjshme, dhe kam përshtypjen që duhet të jenë në ndonjë organ ligjor. Se më duket se i çoi dhe atje. 

Pra, ju keni thënë kaq shumë gjëra për njëri-tjetrin dhe keni lozur, kështu si quhet ajo loja me top, kur gjuhet me top me të pavërteta me njëri-tjetrin, sa që çfarëdo lloj gjëje që ju thoni është kaq e tmerrshme dhe ju kujtoni se populli rri në televizor t’ju dëgjojë gënjeshtrat tuaja. Populli është në punë bashkë me ministrat”, tha Gogu.  

Gogu ka sjellë në kujtesë një akuzë që Bardhi bëri ndaj Nokës në vitin 2022, kur kishte nisur edhe përplasja brenda PD-së.  

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

30/10/2026

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

30/10/2026

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

30/10/2026

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

30/10/2026

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

30/10/2026

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

30/10/2026

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

30/10/2026

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

30/10/2026

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

30/10/2026

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

30/10/2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg
  • Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.