AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Ke marrë një armë poshtë mbikalimit ku ndodhi vrasja e..?”/ Ish-shefi policisë, Nazmi Shuli përgënjeshtron në gjyq deklarimet e Nuredin Dumanit

by SHT Media
06/11/2025
in Kronikë
6
0
“Ke marrë një armë poshtë mbikalimit ku ndodhi vrasja e..?”/ Ish-shefi policisë, Nazmi Shuli përgënjeshtron në gjyq deklarimet e Nuredin Dumanit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-shefi policisë, Nazmi Shuli gjatë fjalës së tij në gjyq ka përgënjeshtruar deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Sipas deklarimeve të mëparshme të Dumanit, Shuli ka marrë një armë zjarri poshtë mbikalimit pas vrasjes së Elvis Dedjas. 

I pyetur nëse ka marrë një armë poshtë mbikalimit ku ndodhi vrasja, ai tha se jo dhe se është zbatues i ligjit. Ai shtoi se nuk ka lidhje me këto. Ish-polici ka theksuar se Festimin dhe Petrit Qolin i njeh. 

Sipas Prokurorisë Shuli ka bërë komunikim telefonik me Festim Qolin një ditë përpara se të ndodhte ngjarja. Ka komunikuar me Petrit Qolin ditën e ngjarjes. Shuli ka pohuar se ka komunikuar disa herë më ta por s’ka folur për vrasjet. 

“Në qershor 2012 kam qenë i punësuar në qarkun e Elbasanit, pjesë e policisë së shtetit. Festimin dhe Petrit Qolin i kam njerëzit e mi dhe kam komunikuar në telefon me të. Numrin e telefonit që nga 2012 e kam ndryshuar. Festim Qoli ka pasur një karburant, një sallë dasmash dhe market. Te karburanti ka qenë me një ortak tjetër. Unë e kam njohur si “Loshi” ortakun e Festimit, ishin shokë dhe miq bashkë. 

E kam marrë vesh në media për vrasjen e Loshit, vonë. Me Festim Qolin kam folur në telefon, bashkë me një kolegun tim oficer policie pimë kafe me të te karburanti. Për vrasjen e Elvis Dedja nuk diskutuam fare me Festimin për këtë fakt. Agron Qolin e kam djalë daje, kemi patur raport të shkëlqyer. Agroni raportet me Festimin dhe Petritin i ka patur të mira. 

Pas vrasjes së Elvis Dedjas, pas shumë kohësh e kam takuar Festimin. Nuk tentova ta marr në telefon gjatë as periudhe, as Petritin. Me Festimin bëra biseda normale, ai kishte qenë jashtë shteti. Nuredin Dumanin nuk e njihja, vetëm të atin. Pas vrasjes së Fatmira Deda jam takuar me Festimin, nuk më ka shprehur shqetësime për të. Kam qenë shef komisariati në Peqin kohën kur ndodhi vrasja e Elvis Loshit. Në Durrës kam qenë shef komisariati në vitin 2011. 

Nga 11 janari deri në dhjetor 2011 kam qenë shef komisariat Durrës, pastaj u transferova në Peqin. Ndodhesha në shtëpi në Shkozet në momentin që mora vesh për ngjarjen. Rrallë shkoja te karburanti, pija kafe me njerëzit e mi. Me Petrit Qolin dhe Agron Qolin takoja aty kur na binte rasti, edhe me Festimin. Elvisin ma patën prezantuar si shok i Festimit. Festimi kishte aksione në pikën e karburantit”, tha ai. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.