• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Nëse do ishte gjallë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të

04/11/2025
in Kronikë
“Nëse do ishte gjallë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila një vit më parë nga miku i saj i cili e shtyu nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte me mamanë, ishte një ngjarje që la pas një dhimbje të madhe. 

Pas një viti, Gjykata e të Miturve në Bolonja vendosi ta dënonte autorin me 17 vite burg. 

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel me gazetarin Jon Lumani, mamaja e Aurorës, Morena Corbellini, tregon se si e përjetoi ajo vendimin e gjykatës. 

Ajo e përshkroi Aurorën si një vajzë të mbyllur dhe të turpshme, të ëmbël e plotë dritë, e cila kishte dëshirë që të bëhej psikologe dhe të udhëtonte botën. 

Sa i përket vendimit të Gjykatës, ajo u shpreh se autori mori dënimin maksimal, por që nuk ishte i mjaftueshëm, pasi vajza e saj nuk jeton më, duke shtuar se ajo nuk kishte asnjë lidhje dashurie me autorin, por vetëm njohje si shokë. 

“Të sqarojmë një gjë: Aurora nuk kishte një lidhje dashurie, ajo ishte vetëm 13 vjeç, kështu që bëhej fjalë për diçka pak më shumë se një miqësi. Fakti që gazetarët e paraqitën si “të dashurin” e saj, sepse kështu tingëllonte më sensacionale, nuk përputhet as me fjalët e mia, as me realitetin. Megjithatë, po, isha në dijeni të kësaj simpatie. 

Vendimin e gjykatës e kam pritur pozitivisht nga ana ligjore, por si nënë nuk do të mund të jem kurrë plotësisht e kënaqur, sepse asgjë nuk do të ma kthejë Aurorën. Ai megjithatë është gjallë, mund të qeshë, të bëjë shaka dhe të mendojë për një të ardhme pasi të ketë kryer dënimin, vajza ime është bërë hi nga dora e tij. 

E përsëris, nga ana ligjore dhe për llojin e procesit, ky është pothuajse maksimumi që mund të jepej, por për mua nuk është i drejtë, nuk ekziston një dënim i mjaftueshëm për kë ka vrarë vajzën time”, rrëfen ajo. 

Corbellini shton se prej kohësh ia kishte ndaluar Aurorës të dilte me të riun që i mori jetën, pasi e dinte se ishte një person që nuk duhej shoqëruar. Gjithashtu tregon se do të krijojë një shoqatë për të ndihmuar prindërit dhe të rinjtë, të cilën do ta quajë “Drita e Aurorës”. 

“Nëse Aurora do të mund të më dëgjonte sot, do të kuptonte pse e urreja aq shumë atë djalë. Nuk i besoja, nuk doja që ta takonte, madje ia kisha ndaluar. Nuk e di pse, por instinkti më tregonte se ai nuk ishte një person që duhej frekuentuar. 

Uroj që të mos ketë më prindër që duhet të kalojnë atë që po kaloj unë. Jeta pa një fëmijë nuk është më jetë, prandaj do të krijoj një shoqatë në kujtim të saj, për të ndihmuar të rinjtë dhe prindërit. Ajo do të quhet “Drita e Aurorës” (La Luce di Aurora)”, tha ajo për Top Channel. 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!