• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

FOTO / 6 metra nën tokë! Brenda spitalit sekret që trajton ushtarët ukrainas të plagosur nga dronët rusë

26/10/2025
in Botë
FOTO / 6 metra nën tokë! Brenda spitalit sekret që trajton ushtarët ukrainas të plagosur nga dronët rusë

Midis shkurreve të dendura, fshihet hyrja e një spitali të pazakontë. Një tunel i pjerrët prej druri zbret në një sallë pritjeje të ndriçuar mirë. Brenda ndodhet një njësi kirurgjikale e pajisur me shtretër, monitorë kardiakë dhe respiratorë. Raftet janë të mbushura me pajisje mjekësore, ilaçe dhe rroba të pastra për të plagosurit. Në dhomën e stafit, ku ndodhen një makinë larëse dhe një ibrik elektrik, mjekët ndjekin në ekran lëvizjet e dronëve rusë që enden në qiell. Ky është spitali sekret nëntokësor i Ukrainës.

Ai u hap në muajin gusht dhe është i dyti i këtij lloji, i vendosur në lindje të vendit, pranë vijës së frontit dhe qytetit të Pokrovskut, në rajonin e Donetskut.

“Ndodhemi gjashtë metra nën tokë. Është mënyra më e sigurt për të ndihmuar ushtarët tanë të plagosur dhe për të mbrojtur stafin mjekësor”, tha kirurgu i spitalit, major Oleksandr Holovashçenko.

Kjo qendër stabilizimi trajton 30 deri në 40 pacientë çdo ditë. Gjendjet e tyre janë të ndryshme: disa kanë plagë të rënda në këmbë që kërkojnë amputim, të tjerë kanë dëmtime tëbarkut, ndërsa disa mund të ecin vetë. Sipas mjekëve, pothuajse të gjithë janë viktima të dronëve rusë të tipit FPV (First-Person Vieë), që hedhin granata me saktësi vdekjeprurëse.

“Nëntëdhjetë për qind e rasteve tona janë nga dronët FPV. Rrallë shohim plagë nga armët e zjarrit. Kjo është një epokë e re lufte epoka e dromëve”, shpjegon kirurgu.

Një pasdite javën e kaluar, tre ushtarë u sollën në spital. Më i lehti prej tyre, 28-vjeçari Artem Dvorski, tregoi se një shpërthim droni i kishte bërë një vrimë të vogël në këmbë.

“Lufta është e tmerrshme. Njeriu pranë meje, Vasili, u vra. Ra në tokë dhe rusët hodhën një tjetër granatë mbi të. Fshati është shkatërruar tërësisht. Dronë dhe trupa kudo tanët dhe të tyre”, tha ai.

Njësia e Dvorskyt kishte kaluar 43 ditë në një pyll pranë Pokrovskut, zonë që Rusia përpiqet ta pushtojë që prej vitit të kaluar. Ushqimi dhe uji mbërrinin vetëm me kuadro (dronë transportues). Pasi u plagos, ai eci për tre orë rreth pesë kilometra derisa arriti te një automjet i blinduar që e dërgoi në spital. Aty iu kontrolluan shenjat jetësore dhe, pas trajtimit, mori rroba të reja civile: një bluzë dhe xhinse të çelëta.

Një tjetër pacient, Pavlo Filipçuk, 38 vjeç, u plagos nga një shpërthim droni dhe pësoi tronditje të trurit.

“Isha në një strehë. Papritur gjithçka u errësua. Nuk ndieja asgjë. Mendoj se pata fat që mbeta gjallë”, tregoi ai.
Filipçuku, ndërtues që punonte në Lituani, ishte kthyer në Ukrainë për t’u bashkuar me ushtrinë pak ditë para pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022. Ushtari i tretë, Taras Mikolajçuk, ishte goditur në shpinë nga copëza predhe. Mjekët ia pastruan plagën dhe, i mbështjellë me një batanije alumini, ai telefonoi motrën.

“Më kapi një copë mortaje, por jam mirë. Më duhet disa muaj të shërohem dhe pastaj do të kthehem në repart. Dikush duhet ta mbrojë vendin tonë”, tha ai.

Që prej vitit 2022, Rusia ka sulmuar në mënyrë të përsëritur spitale, klinika, maternitetet dhe autoambulanca. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, 261 punonjës shëndetësorë janë vrarë në gati 2,000 sulme të tilla.

Spitali nëntokësor është ndërtuar nga katër bunkerë çeliku, të mbuluar me trarë druri, dheu dhe rërë, deri në nivelin e tokës. Struktura mund t’i rezistojë goditjeve të drejtpërdrejta nga artileria 152 mm dhe shpërthimeve me tre ngarkesa TNT prej 8 kg secila. Projekti është financuar nga kompania ukrainase e çelikut dhe mineraleve Metinvest, e cila planifikon të ndërtojë gjithsej 20 njësi të tilla.

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, e ka cilësuar këtë nismë si “vendimtare për shpëtimin e jetëve të ushtarëve tanë dhe mbështetjen e mbrojtësve në vijën e frontit”. Metinvest e ka përshkruar projektin si “më ambiciozin dhe më sfiduesin që nga pushtimi rus”.

Holovashçenko rrëfen se shumë të plagosur presin me orë ose ditë për t’u evakuuar për shkak të rrezikut nga dronët.

“Dy pacientë kritikë mbërritën në orën 3 të mëngjesit. Njërin prej tyre e operova menjëherë, duke kryer amputim të dyfishtë. Kishte qëndruar aq gjatë me turniket, sa nuk kishte rrugë tjetër”, thotë ai.
“Në mjekësi prej 20 vitesh, kam mësuar të përqendrohem është e vetmja mënyrë për ta përballuar.”

Pas trajtimit, ushtarët u ngarkuan në një ambulancë të fshehur nën një shkurre për t’u dërguar në qytetin e Dnipros, ku do të vazhdojnë mjekimin. Brenda spitalit, mjekët bënë një pushim të shkurtër. Macja e kuqe e spitalit, Vasilevs, u shfaq te hyrja për të pritur pacientët e radhës.

“Jemi hapur 24 orë në ditë”, tha kirurgu Holovashçenko. “Nuk ndalet kurrë.”

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!