• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tre të vrarë nga sulmi i dytë i SHBA-ve ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësor

23/10/2025
in Botë
Tre të vrarë nga sulmi i dytë i SHBA-ve ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësor

Forcat amerikane kanë goditur një anije të dytë që dyshohet se po transportonte drogë në Oqeanin Paqësor, në kuadër të një fushate në rritje të SHBA-ve kundër kontrabandës detare të narkotikëve.

Tre persona u vranë dhe asnjë nga forcat amerikane nuk u dëmtua në sulmin e së mërkurës, tha Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sulmi vjen vetëm një ditë pasi SHBA-të goditën një tjetër anije në Paqësor, duke vrarë dy persona, shkruan BBC.

Të dyja anijet besohet se transportonin drogë përgjatë rrugëve të njohura të trafikut në ujëra ndërkombëtare, shtoi Hegseth.

Këto janë sulmet e teta dhe të nënta ndaj anijeve të dyshuara për drogë që nga 2 shtatori, por të parat në ujërat e Oqeanit Paqësor. Shumica e goditjeve amerikane janë kryer në Detin e Karaibeve.

“Sot, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës ndërmori edhe një sulm tjetër vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga një Organizatë e Caktuar Terroriste,” shkroi Hegseth në X (ish-Twitter).

“Këto goditje do të vazhdojnë, ditë pas dite. Këta nuk janë thjesht trafikantë droge, janë narko-terroristë që sjellin vdekje dhe shkatërrim në qytetet tona,” shtoi ai.

Postimi u shoqërua me një video që duket se tregon një anije që merr flakë pasi goditet nga një bombë amerikane. Më pas shihen objekte që notojnë në ujë, përpara se të duken sikur bëhen shënjestër e një sulmi të dytë ajror.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka autoritet ligjor për të vazhduar bombardimet ndaj anijeve në ujëra ndërkombëtare, por shtoi se mund t’i drejtohet Kongresit nëse vendos të zgjerojë objektivat në tokë.

“Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë, dhe nëse e bëjmë në tokë, mund të kthehemi te Kongresi,” tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale të mërkurën.

Ai tha se administrata e tij është “plotësisht e përgatitur” të zgjerojë operacionet kundër drogës në tokë, gjë që do të përbënte një përshkallëzim të rëndësishëm.

Të paktën 37 persona janë vrarë në sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë, përfshirë edhe një sulm të fundit ndaj një mjeti gjysmë-nëndetëse në Karaibe.

Dy burra mbijetuan nga një sulm javën e kaluar dhe u riatdhesuan në Kolumbi dhe Ekuador.
Qeveria e Ekuadorit më pas e liroi njërin prej tyre, të identifikuar si Andrés Fernando Tufiño, duke thënë se nuk kishte prova për ndonjë shkelje. Burri tjetër, nga Kolumbia, raportohet se mbetet në spital.

Lajmi për sulmin vjen ndërsa tensionet po rriten mes administratës Trump dhe qeverisë kolumbiane të presidentit Gustavo Petro, të cilin Trump e ka quajtur “një bandit dhe njeri të keq”.

“Ai më mirë të kujdeset, ose ne do të ndërmarrim veprime shumë serioze kundër tij dhe vendit të tij,” tha Trump. “Ai e ka çuar vendin e tij drejt një gracke vdekjeje.”

Të dielën, Trump e denoncoi Petron si “udhëheqës të paligjshëm të drogës” që “po inkurajon fuqishëm prodhimin masiv të drogës, në fusha të mëdha dhe të vogla, në të gjithë Kolumbinë.”

Trump shtoi se SHBA-të nuk do t’i ofrojnë më subvencione Kolumbisë, e cila historikisht ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të saj në Amerikën Latine.

Më të lexuarat

  • “I mora dhe ujë të bekuar”, ish-banorja e Big Brother rrëfen momentin kur i vdiq i ati: Isha në Kishën e Laçit për t’u lutur

    “I mora dhe ujë të bekuar”, ish-banorja e Big Brother rrëfen momentin kur i vdiq i ati: Isha në Kishën e Laçit për t’u lutur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hontavirusi, pasagjerët evakuohen nga anija

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gruaja Mc Kreshës mesazh Rozana Radit pas përballjes së tyre në emision

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike bërthamore nëse vritet Kim Jong Un

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani: Anijet luftarake britanike dhe franceze në Hormuz do të përballen me përgjigje të menjëhershme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia vret tre ukrainas brenda 24 orëve, akuzon Kievin për shkelje të armëpushimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarandë/ Zbardhet atentati me eksploziv, dy të dyshuar në kërkim për tentativë vrasjeje (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama në asamblenë e PS në Elbasan: Duhet të ruajmë motivimin për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!