AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Presidenti pezullon betimin e Asim Vokshit/ Begaj do të presë vendimin final të Kushtetueses për ankesën e Naureda Llagamit

by SHT Media
21/10/2025
in Politikë
6
0
Presidenti pezullon betimin e Asim Vokshit/ Begaj do të presë vendimin final të Kushtetueses për ankesën e Naureda Llagamit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti  ka vendosur të mos e betojë Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi pret që Kushtetuesja të shqyrtojë në  11 nëntor në themel padinë e ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, për ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes. 

Vendimi vjen pas dyshimeve serioze për tjetërsim vote gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ku u shpall fitues Asim Vokshi me 3 vota më pak se Naureda Llagami. 

Në mbledhjen e të hënës, Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar masën e sigurisë së Llagamit, por e kaloi në gjykim themeli muajin që vjen. Mirëpo presidenti për të shmangur një dëm të pariparueshëm në emërimin në Kushtetuese, nuk e ka dekretuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. 

Në audion e siguruar nga Top Channel nga mbledhja e posaçme e gjyqtarëve më 30 shtator, rezulton një regjistrim që është fshehur në procesverbalin zyrtar të Gjykatës së Lartë në lidhje me kontestimin e një vote që u shpall e pavlefshme nga komisioni i përbërë me sekretaret gjyqësore. 

Në dokumentin e zbardhur mungojnë kundërshtitë si dhe ndërhyrja e kryetarit të Gjykatës, Sokol Sadushi, që i ndaloi diskutimet dhe ia la vendimmarrjen komisionit teknik. 

Por pikërisht ky vendim ndryshoi rezultatin, me fitues Asim Vokshi që mori 6 vota, ndërsa Naureda Llagami edhe pse në krye të listës me 9 vota, njëra fletë votimi u konsiderua e pavlefshme, duke i mohuar asaj shumicën e nevojshme prej 3/5 të votave. 

Në padi, Llagami kërkon njohjen e rezultatit në favor të saj, duke theksuar se vetëm gjyqtarët, jo sekretaret, kanë të drejtë të përcaktojnë vlefshmërinë ose jo të një vote. 

Tani fjala i takon Gjykatës Kushtetuese, që më 11 nëntor duhet të vendosë jo vetëm për të plotësuar vakancën në Kushtetuese, por edhe për dinjitetin e procesit dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis
  • Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime
  • Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.