AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Grabitja e Luvrit mund të kthehet në biznes ndërkombëtar: Tre shtete të mëdha në listën e blerësve

by SHT Media
20/10/2025
in Botë
6
0
Grabitja e Luvrit mund të kthehet në biznes ndërkombëtar: Tre shtete të mëdha në listën e blerësve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup grabitësish vendas nuhatën një mundësi të artë. Një kalim i shpejtë dorë më dorë për një vlerë shumë më të ulët sesa ajo e sendeve të vjedhura përmes kanaleve të mirëvendosura që do ta nxjerrin plaçkën jashtë dhe vlera në treg do të rritet ndërsa do të kalojë në duart e koleksionistëve që mund ta dërgojnë në SHBA, Rusi apo Kinë ku shumë klientë janë të gatshëm të paguajnë miliona euro për një objekt të vetëm që s’e ka asnjë koleksionues tjetër.

Grabitja e Luvrit nuk ishte një punë me pagesë, thotë për La Repubblica një detektiv i specializuar për veprat e vjedhura të artit.

“Vjedhjet me pagesë, në rastet më të mira ndodhin midis koleksionistëve, është shumë e pazakontë që dikush të kërkonte vjedhjen e veprave që ruhen në një muze si Luvri.”

Por në ç’treg mund të shiten margaritarët e Napoleonit? Sa e mundur është, ndërkohë që do t’i kërkojnë hetues nga e gjithë bota?

“Sado e çuditshme mund të duket, grabitja mund të jetë akt i një grupi që e njeh mirë vendin, që mund të ketë pasur mbështetjen e një njeriu të brendshëm dhe që me siguri nuk do të jetë i njëjti që do t’i shesë. Më shumë: përvoja në këtë fushë na thotë se ata do të presin disa ditë, por më pas, për të shmangur ndërmarrjen e shumë rreziqeve, ata do të jenë gati për ta hequr qafe plaçkën. Nuk duhet të na habisë që kjo mund të ndodhë për pak qindra mijëra euro, krahasuar me vlerën e vërtetë. Por në fund, vjedhja nga një muze, edhe Luvri, është më pak e rrezikshme sesa grabitja e një banke apo sulmi i një kamioni të armatosur.”

Gjetja e sendeve të vjedhura s’është e pamundur.

“Ditët e para janë kritike. Kolegët e mi francezë e dinë mirë cilat pista të ndjekin, por nëse nuk ndërhyhet menjëherë, shpejt do të dalin jashtë kufijve, me gjasë, jashtë Europës. Disa prej këtyre bizhuterive të çmuara mund të transportohen edhe duke i vendosur”, përfundon eksperti.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

03/11/2026

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

03/11/2026

Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

03/11/2026

Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

03/11/2026

Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

03/11/2026

“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë

03/11/2026

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

03/11/2026

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

03/11/2026

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

03/11/2026

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

03/11/2026

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

03/11/2026

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

03/11/2026

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

03/11/2026

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!
  • Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.