• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

19/10/2025
in Kronikë
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën në të paktën 7 prokuroime në Ministrinë e Bujqësisë.  

Njoftimi i Prokurorisë:  
Shpërdoruan detyrën në të paktën shtatë prokurime në Ministrinë e Bujqësisë, Prokuroria Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq 20 nëpunës publikë 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 20 persona, nëpunës publikë, të gjithë të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal. 

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.2069, të vitit 2025, rezultoi se shtetasit M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprëm e mësipërme në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH. 

Procedurat për të cilat u konstatuan shkelje kishin të bënin me prokurimet për “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i parazitëve në bujqësi”, për ‘Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta), “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” si dhe për ‘Sistem i monitorimit me kamera për hidrovoret’. 

Të pandehurit e mësipërm, në cilësinë e personave të ngarkuar me funksion publik, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për secilën procedurë tenderimi kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret. Duke përbërë në këtë mënyrë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë. 

Hetimi i procedurave provoi se janë konsumuar elementet e veprës penale dhe se kanë kryer veprime që nuk janë të justifikuara në lidhje me mangësitë për përcaktimin e kritereve të mallrave që kërkohen, por mbi të gjitha krijohet bindja se testimi i tregut është kryer në mënyrë fiktive. 

Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, vlerësohet se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet, krim i parashikuar përkatësisht nga neni 248-25 i Kodit Penal. 

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!