AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë. Akuzohen për neglizhencë në..

by SHT Media
17/10/2025
in Kronikë
6
0
Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë. Akuzohen për neglizhencë në..
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë pasi akuzohet se kanë kryer veprime të pakujdesshme që i kanë marrë jetën së sapolindurës. 

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim. 

Gjinekologët akuzohen për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës. 

Nga tërësia e veprimeve hetimore, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale. 

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht. 

“Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur”, njofton prokuroria. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protesta, PD nis marshimin nga selia në bulevardin drejt Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi

31/10/2026

“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

31/10/2026

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

31/10/2026

Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

31/10/2026

Aksident dramatik në “Luginën e Drinit të Zi”, automjeti del nga rruga, plagosen dy persona!

31/10/2026

Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

31/10/2026

U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

31/10/2026

Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

31/10/2026

Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë

31/10/2026

“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

31/10/2026

Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

31/10/2026

SPAK-u duhet të veprojë vetë

31/10/2026

Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

31/10/2026

Protesta e sotme e PD-së, rreth 450 militantë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës!

31/10/2026

Sulm i ri ndaj një anijeje pranë Iranit, u godit nga një raketë e panjohur dhe shpërtheu zjarr

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta, PD nis marshimin nga selia në bulevardin drejt Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi
  • “Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.