AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

by SHT Media
16/10/2025
in Botë
6
0
“E flaku si një leckë”, Kina përshëndet vendimin e Trump për Zërin e Amerikës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Guido Santevecchi, Corriere della Sera

Tetë editoriale me radhë janë publikuar nga “E përditshmja e Popullit” e Pekinit mes 30 shtatorit dhe 7 tetorit, me titullin “Një monografi speciale mbi ekonominë e Kinës nën udhëheqjen e Xi Jinping”.

Seria përshkruan trajektoren e zhvillimit të Republikës Popullore, duke lartësuar “inovacionin teknologjik për një rritje me cilësi të lartë”: ky është slogani i preferuar i planifikuesve komunistë tani që PBB-ja nuk rritet më si në vitet e “mrekullisë” që e kishte shndërruar Kinën në “fabrikën e botës”. Artikujt e gazetës-megafon të Partisë-Shtet mbështesin idenë se “të besosh në Kinë do të thotë të besosh në të ardhmen”.

Të gjitha editorialet janë botuar në faqen 2, të rezervuar për ndërhyrjet me peshë. Ato mbajnë firmën e Zhong Caiwen. Por ai nuk është një ekspert i njohur i politikave ekonomike, por një pseudonim që fsheh autorët e vërtetë: kokat e Departamentit të Propagandës dhe të Komisionit Qendror Financiar dhe Ekonomik.

Karakteret mandarine që lexohen si Zhong Caiwen janë homofone me emrin e shkurtuar të komisionit të sipërpërmendur.

Loja me pseudonime është një praktikë klasike e sistemit komunikues kinez. “E përditshmja e Popullit” shpesh publikon ndërhyrje nga “personazhe autoritare” që shpërndajnë direktivat e pushtetit nën një “nom de plume”. Zhong, për shembull, ishte përdorur edhe vitin e kaluar për të kundërshtuar akuzat perëndimore mbi tepricën e prodhimit kinez në fushën e automjeteve elektrike (që pushtojnë tregjet europiane duke destabilizuar industrinë tonë automobilistike).

Të tetë editorialet e Zhong Caiwen janë publikuar si në mandarinisht ashtu edhe në anglisht. Kjo tregon se Partia Komuniste ka dashur të dërgojë mesazhe përmes medias drejt Uashingtonit dhe vendeve europiane.

Momenti është i ndjeshëm.

Xi Jinping dhe Donald Trump, gjatë një telefonate më 19 shtator, kishin rënë dakord për një takim ‘qetësues’ në fund të tetorit në një terren neutral në Seul, ku do të mbahet samiti ndërkombëtar APEC (Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor). Por ditët e fundit, marrëdhëniet mes dy superfuqive janë përkeqësuar sërish. Kina ka rikthyer në lojë “armën” e metaleve të rralla, duke kërcënuar me kufizimin drastik të shitjes së tyre ndaj Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan ka reaguar duke propozuar tarifa doganore 100 për qind mbi produktet kineze duke filluar nga 1 nëntori (nëse nuk arrihet një armëpushim i ri). Është rikthyer në qendër të debatit termi “shkëputje” mes dy sistemeve ekonomike, i përmendur nga Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.

Takimi ballë për ballë në Korenë e Jugut mund të ndihmojë në uljen e tensioneve, nëse realizohet. Për momentin, të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për lojëra të pandershme.

Disa politologë amerikanë mendojnë se Xi ka vendosur të luajë fort për dy arsye:

– Ai beson se Trump nuk do të rrezikojë rënien e bursës së Wall Street (siç ndodhi në prill kur nisi luftën e tarifave), dhe se ky është momenti i duhur për të siguruar lëshime të favorshme për Kinën (në aspektin tregtar dhe atë të Tajvanit);

– Udhëheqësi suprem kinez ka nevojë të shfaqet i fortë përpara udhëheqjes së Partisë, pasi të hënën, më 20 tetor, në Pekin mblidhet Plenumi i Katërt i Komitetit Qendror Komunist. Gjatë katër ditëve të kësaj konklave me dyer të mbyllura, disa qindra drejtues do të diskutojnë kryesisht për planin e ri 5-vjeçar që do të udhëheqë ekonominë dhe shoqërinë kineze nga viti 2026 deri në 2030. Ky do të jetë plani i 15-të 5-vjeçar i Republikës Popullore dhe, siç është zakon, do të përcaktojë objektivat për rritjen ekonomike, modernizimin industrial, inovacionin teknologjik, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e masave.

Përmbajtja e zbatimit nuk do të bëhet publike menjëherë pas përfundimit të punimeve, por do të shpërndahet me kujdes në momentin më të përshtatshëm gjatë muajve në vijim.

Megjithatë, duhen sinjale.

Dhe ja ku editorialisti (imagjinar) Zhong Caiwen shpjegon në tetë ndërhyrjet e tij pritshmëritë për 5-vjeçarin e ardhshëm. Lexuesit kinezë janë qetësuar mbi prioritetet e qeverisë qendrore “nën udhëheqjen e mendimit ekonomik të Xi Jinping”: përshpejtimin e integrimit mes popullsisë urbane (më të pasur) dhe masave rurale; tranzicionin e gjelbër për të shëruar dëmet mjedisore të shkaktuara nga industria e vjetër shtetërore; mirëqenie të përbashkët.

Analistët anglishtfolës kanë vënë re se pas pseudonimit, i cili nuk komprometon asnjë figurë të fuqishme, por tregon vijën e përbashkët, Partia Komuniste kineze pranon se “kërkesa e brendshme për mallra është ende e dobët” dhe ka presione deflacioniste. Kjo deklaratë zbulon strategjinë e Pekinit: të vazhdojë të eksportojë në Perëndim (të paktën në Europë) tepricën e prodhimit, duke luajtur me çmimet.

Megjithatë, e ardhmja është e ndritur, siguron seria e publikuar nga “Quotidiano del Popolo” dhe fton botën të “besojë në mundësitë që qëndrojnë në zhvillimin dhe modernizimin e Kinës”.

Sinjali i fundit i koduar për amerikanët: nuk duhet të përhapen dhe të besohen “teoritë e çuditshme” mbi një Kinë në krizë, sepse Republika Popullore “është një oqean, jo një pellg” dhe për rrjedhojë stuhitë nuk e përmbysin. Kjo e fundit është një nga frazat e preferuara të Xi për të promovuar qëndrueshmërinë e vendit të tij dhe tregon shumë për frymëzimin pas editorialistit pa fytyrë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026

“Gjyqësori po i hedh benzinë zjarrit”/ Pagat e magjistratëve, avokati: Palë me opozitën që kërkon destabilitet

14/09/2026

Alarmi i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

14/09/2026

Drama e shpopullimit / Shkolla që ka vetëm 1 nxënës në Neviçishtë të Korçës, mbyllet

14/09/2026

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit
  • Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat
  • Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.