• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Para pasqyrës me një filxhan çaji; Ku ka esenca aksiomash, utopie dhe blasfemish

16/10/2025
in Jetë
Reading Time: 6 mins read
Para pasqyrës me një filxhan çaji; Ku ka esenca aksiomash, utopie dhe blasfemish
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Kosta Nake
Ben Blushi ka hyrë në letrat shqipe si romancier sfidant me qasje befasuese ndaj historisë së Shqipërisë në të gjitha etapat e saj, me guximin për të bërë letrarisht dhe politikisht deklarata edhe të drejtpërdrejta të cilat opinioni i çoroditur shqiptar i përtyp mjaft emocionalisht.
“Ferri” është pjesa e parë e romanit që, duke e vendosur në vitin 2030, mëton t’i japë veprës karakter distopik, por largësia prej gjashtë vitesh nga e sotmja është e pamjaftueshme për t’iu larguar magnetit tërheqës të aktualitetit kombëtar e botëror.
I vetmi karakter i identifikuar i veprës është shkrimtari Simon Shuteri, lehtësisht i identifikuar me autorin jo vetëm nga emri që lidhet me prejardhjen amësore, por edhe kur pohon se ka shkruar një roman për një kryetar bashkie që u zgjodh të drejtojë qytetin duke qenë i vdekur. (f.55)
Simon Shuteri flirton me një vajzë 27 vjet më të re se vetja, ndryshim që ndan qartësisht dy breza të një shoqërie, si rrjedhojë hap një shteg për dialog të gjatë mes papjekurisë dhe përvojës, mes vajzës naive dhe profetit.
Pavarësisht moshës së saj të re, vetëm 27 vjeçe, vlerat e saj femërore përdoren me kursim, vetëm për një portretizim që nuk mund të shpërfillet: “Kishte trup të bukur, buzë të trasha, gjuhë të lëngshme por gjoks të vogël, gjë që e bënte të vuante sa here ia kujtonin.” (f10) “Ajo ishte e nxehtë dhe në sy kishte një shkëlqim që dukej sikur vinte nga gryka e një mitralozi.” (f.12)

Zbulimi i dramës familjare tek dashnorja, i hap fushë të lirë përgjithësimeve të Simon Shuterit: “Gratë kanë lindur optimiste ndërsa burrat kanë lindur pesimistë, prandaj grate kërkojnë dashuri ndërsa burrat kërkojnë seks.” (f.55) “Gratë jetojnë në të ardhmen dhe burrat jetojnë në të shkuarën.” (f.111) Shumë interesante janë tri fazat nëpër të cilat kalon jeta e një burri: zgjuarsia që e bën të përpiqet për ta ndryshuar botën, mençuria që e bën të përpiqet për të ndryshuar veten dhe shenjtëria që e bën të shpëtojë një grua. (f.134)

Tronditja e marrëdhënieve mes prindërve, e shtyn vajzën e tyre të kërkojë një zgjidhje që shkon përtej së pamundurës, një luftë të fituar prej Shqipërisë që do ta kthente babain në hero, që do t’i rikthente dinjitetin e humbur brenda familjes. Dashuria e një fëmije për prindërit e vet është një arsye e bukur për të nisur një luftë. (f.85)
Përzgjedhja e vendit të cilit do t’i shpallet luftë shërben si shtysë për të bërë karakterizime të mençura që nuk mund të ishin të pranueshme në një kontekst jashtëletrar.
Një luftë me Greqinë mund të mos ishte fituese për Shqipërinë sepse “ortodoksët e Shqipërisë e duan Greqinë” dhe “ortodoksët bëhen gjithmonë me armikun.” (f.15)
Përmendja e ortodoksëve e tërheq bisedën në kurthin e krahasimeve me besimtarët e feve të tjera: “katolikët mendojnë vetëm për para, myslimanët vetëm për gra, kurse ortodoksët vetëm për kontrata”, “katolikët vrasin, myslimanët qajnë, kurse ortodoksët qeshin.” (f.16)
Zbrazja e Shqipërisë mund të mbushej nga ardhja e turqve që nuk do të vinin si pushtues, por si nënshtetas shqiptarë, pasi pushtimi 500-vjeçar ka ruajtur lidhjet mes dy popujve.
Lufta me Maqedoninë është një gjë e komplikuar pasi “Maqedonia ka marrë emrin nga grekët, gjuhën nga bullgarët dhe popullsinë kryesisht nga shqiptarët.” (f.27)
Shkrimtari profet mendon se nuk duhet të shkojmë në luftë me fqinjin perëndimor: “Italia i duhet botës sepse edhe kur gjërat shkojnë keq, diktatorët e saj janë të mirë.” (f.29) Ai mendon se “gjermanët janë populli më gjakatar i botës.” (f.31)
Pastaj një vështrim i mprehtë për fuqitë e mëdha të Europës: “Kur italianët pasurohen, blejnë makina gjermane; kur francezët pasurohen, bëjnë pushime në Itali; kur anglezët pasurohen, blejnë shtëpi në Francë; ndërsa kur gjermanët pasurohen, mendojnë si t’u marrin pasuritë tre të parëve.” (f.32)
Përzgjedhja del jashtë kufijve të Europës dhe përfundon në Iran. Autori bën pjesë në grupin që origjinën e Tiranës e kërkojnë në Teheran dhe pas 500 vitesh nga themelimi saj, dy grupime myslimane të papajtueshme na janë bërë peshqesh në kryeqytetin tonë, dy mijë të ardhur atëherë kur Irani quhej Persi të cilët besohet se janë shiitë – përkrahës të Ajatullahut dhe tre mijë muxhahedinë që sunitë dhe janë sjellë për të plotësuar kërkesën e aleatëve të mëdhenj amerikanë. E keqja është se “muxhahedinët janë myslimanët më të egër të planetit.” (f.43)
Vepra hyn në hullinë e romanit kur si shkak për të hyrë në lojën mes amerikanëve dhe iranianëve, do të shfrytëzohet qimja e Mohamedit që ruhet në një vazo që nga ardhja e persit të parë në Tiranë dhe në rrjetën e saj do të thirrej edhe mamaja e vajzës që do të shërbente si përkthyese e anglishtes me Shehut dhe ambasadorit iranian. Një protestë e iranianëve shiitë në Tiranë kundër mbajtjes së muxhaedinëve sunitë do ta hapte lojën. Një nga mundësitë e mënjanimit të luftës do të ishte që qimja e Mohamedit t’u dorëzohej amerikanëve dhe iranianët nuk do ta sulmonin Shqipërinë, por do të negocionin me Amerikën.
Adhurimi ndaj SHBA-ve, pasi ka arritur një pikë ngopjeje, mund të fillojë tërheqjen. Sipas babait të vajzës që është ushtarak “amerikanët e shkatërruan ushtrinë shqiptare që e ndërtuan rusët dhe kinezët,” (f.50); sipas mamasë së vajzës “amerikanët e kanë shkatërruar gjuhën angleze duke bërë filma për popuj që nuk dinë anglisht.” (f.51)
Një degëzim më vete në këtë mjedis lufte imagjinare dhe reale përbën qasja ndaj hebrejve, e filluar me një rikujtesë për origjinën çifute të Simon Shuterit, e vazhduar si krahasim me gjermanët: “Çifutët prodhojnë gjithmonë një Mesia, kurse gjermanët prodhojnë gjithmonë një Hitler, prandaj këta dy popuj janë gjithmonë në konflikt. Po nëse çifutët jetojnë për të fituar, gjermanët jetojnë për të vrarë.” (f.32) Dhe përmbyllet me konkluzionin se në konfliktin e mundshëm me Iranin përfitues do të ishin çifutët, të cilët “fitojnë gjithmonë, sidomos kur zihen myslimanët.” (f.79)
“Parajsa” është pjesa e dytë e romanit me një zhytje distopike në të ardhmen e largët pas qindra vitesh. Parajsa në përfytyrimin e njerëzimit është fluturimi në një habitat përjetësisht të lumtur në qiellin me lumenj të kaltër, mjedis të gjelbër e zogj të bukur dhe kjo e bën autorin të besojë se kjo është e mundur vetëm kur të zhduken Zoti dhe puna, (f.89) e para tronditëse, e dyta joshëse. Sipas Simon Shuterit “Zoti është krijuesi i frikës njerëzore” (f.100), kurse “puna fizike është armiku më i madh i dashurisë” (f.97) dhe e ilustron me minatorët, muratorët, peshkatorët, etj që punojnë në fronte me pluhur, llaç dhe erë dhe kthimi në shtëpi nuk fillon me gratë e tyre, por me largimin e gjurmëve të punës.
Njerëzimin e sotëm e mundon plakja e pashmangshme dhe shpesh e mundimshme, inteligjenca artificiale do ta zgjidhë këtë, por do të sjellë një pasojë të pakëndshme sepse do të prishë raportet që krijohen mes njerëzve që deri tani janë kushtëzuar dhe kontrolluar për shkak të ndarjes së shoqërisë në breza.
“Inteligjenca artificiale do t’i ketë hequr qafe shkrimtarët” (f.95) deklaron Simon Shuteri, pastaj më vonë thotë se njerëzit e së ardhmes do ta mbushin një pjesë të kohës duke lexuar.
Inteligjenca artificiale do të lexojë mendimet e njerëzve, pra do të zhdukë gënjeshtrën dhe mashtrimin, për rrjedhojë nuk do të ketë tradhëti bashkëshortore.
Inteligjenca artificiale do të sigurojë shërbimin e ushqimit për të gjithë nëpërmjet robotëve, do të sigurojë barazinë e përbotshme, prandaj nuk do të ketë luftra dhe paraja do të hiqet nga përdorimi, një ndryshim drastik i papërfytyrueshëm nga bota e sotme ku etja për para e pasuri e ka lëkundur drejtpeshimin e botës.
Lundrimi në oqeanin e panjohur të së nesërmes e çojnë autorin në mbarimin e ekzistencës së shtetit, panevojshmërinë e zgjedhjeve parlamentare e vendore, vrasjen e demokracisë (f.121).
Inteligjenca artificiale do të vrasë edhe profetët që “janë vrasësit më të mëdhenj të kurajës njerëzore.” (f.128) Jeta jonë sot ka dy përmasa – hapësirën dhe kohën, në ardhmen asaj do t’i shtohet një përmasë e re – lumturia. (f.131)
E megjithkëtë, mrekullitë e inteligjencës artificiale kanë nga pas qindra e mijëra “si?” dhe “pse?” përgjigjet e së cilës mund t’i japë e ardhmja e largët.
Bilisht, 15 – 16 tetor 2025

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

27/01/2026
SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

12/01/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

04/02/2026
Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

03/02/2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

03/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

03/02/2026

Recent News

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

04/02/2026
Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

03/02/2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

03/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

03/02/2026
AlbTimes

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport