AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari, ndihmonte Aldo Avdylajn që të fshihej në Tiranë

by SHT Media
15/10/2025
in Kronikë
6
0
Arrestohet 29-vjeçari, ndihmonte Aldo Avdylajn që të fshihej në Tiranë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar i cili akuzohet se ka ndimuar Aldo Avdylajn, një emër i shumëkërkuar nga autoritetet, të fshihej në Tiranë, ku edhe u kap një ditë më parë.

Na pranga ra shtetasi D.Sh., 29 vjeç. Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka siguruar banesën në Tiranë, të marrë me qira, me qëllim fshehjen, nga shtetasi E. A. alias A. A. që është i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Aldo alias Elidon Avdylaj u arrestua tw martwn, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit të 2 tetorit, ku u godit grupi kriminal i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe i Astrit Avdylajt.

37-vjeçari akuzohet nga SPAK se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar me Astrit Avdylajn grupin kriminal që qëndron pas vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021, në Durrës.

Avdylaj u arrestua nga forcat RENEA dhe Operacionale, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, teksa fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Gjatë kontrollit, policia gjeti një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak, shkruan A2 CNN.

Ndaj tij rëndojnë tre akuza, vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet për ngjarjen janë zbardhur falë komunikimeve të përgjuara në aplikacionin Sky ECC. Sipas SPAK, vrasja e Edmir Bregut u urdhërua nga Astrit Avdylaj si hakmarrje për një atentat të mëparshëm ndaj Aldo Avdylajt.

Si ekzekutorë janë identifikuar Alfred Doka dhe Ermir Dedja. Doka vijon të jetë në kërkim, ndërsa Dedja u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës. Në dosje si ndihmës rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, i cili akuzohet nga SPAK për bashkëpunim me grupin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

31/10/2026

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

31/10/2026

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

31/10/2026

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

31/10/2026

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

31/10/2026

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

31/10/2026

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

31/10/2026

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

31/10/2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

31/10/2026

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

31/10/2026

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

31/10/2026

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

31/10/2026

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

31/10/2026

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

31/10/2026

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin
  • Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.