AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pjesë e grupit të survejimit në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri….

by SHT Media
11/10/2025
in Botë
6
0
Pjesë e grupit të survejimit në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri….
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshitë në grupin e vëzhgimit  ardhur nga Anglia në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023. 

Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit dhënë në 2024 për te, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhinë, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar e u përballur me drejtësinë shqiptare. 

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate për Harriet Bridgeman. 

Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme. 

“Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak të problemeve të saj shëndetësore.” tha avokatja e saj. 

Avokatja Toënshend kundërshtoi mënyrën se si gjyqtari qe lejoi ekstradimin kishte regjistruar gjendjen e Bridgeman: 

“Sipas meje, gjyqtari gaboi kur vendosi se nuk ekzistonte rrezik real i shkeljes së nenit 3; ai regjistroi gabimisht se PTSD-ja e saj nuk ishte komplekse dhe se depresioni ishte i moderuar, jo i rëndë.” 

“Kjo nënvlerëson seriozitetin e sëmundjes, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta mbi trajtimin e nevojshëm dhe nëse Shqipëria mund të ofrojë trajtim të tillë.” 

Ajo shtoi: “Gjyqtari gaboi kur arriti në përfundimin se kushtet dhe trajtimi në spitalin e Tiranës nuk përbënin rrezik për trajtim çnjerëzor apo degradues.” 

Më tej në gjykatë avokatja tha “Bridgeman vuan nga PTSD komplekse dhe depresion i moderuar deri në të rëndë”. 

Gjyqtari theksoi ajo nuk e kuptoi seriozitetin dhe natyrën e sëmundjes së saj, gjë që çoi në gabime të tjera në lidhje me trajtimin e kërkuar. 

Ajo argumentoi se sistemi penal shqiptar, në veçanti spitali i burgut të Tiranës, nuk është i pajisur për të ofruar kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor të Bridgeman: 

“Një nga bazat kryesore të trajtimit të këtij lloj çrregullimi është terapia e të folurit, dhe për dikë që është shtetase britanike dhe nuk flet asnjë fjalë shqip, gjendja e saj mendore ka gjasa të përkeqësohet ndjeshëm gjatë burgimit në Shqipëri.” 

Sa i përket rrezikut të vetëvrasjes, ajo shtoi: 

“Do të jetë shumë e vështirë për të që të komunikojë se si ndihet, apo çfarë mund të ketë ndërmend të bëjë me veten, nëse nuk mund të shprehet siç duhet me stafin e burgut.” 

Bridgeman ka tentuar vetëvrasje disa herë më parë, duke përdorur: një gaz nga tubi i shkarkimit të makinës dhe një tjetër rast sasi të tepruar paracetamoli. 

Ka pasur katër tentativa që nga vetë seanca për ekstradim. Avokatja me tej tregoi raportin e mjekes që përshkruante vajzën e Bridgeman si një faktor “mbrojtës”: 

“Që kur vajza e saj ka jetuar me të që nga prilli, nuk ka pasur më tentativa vetëvrasjeje — nëse ajo ekstradohet, ky faktor mbrojtës hiqet dhe rreziku për vetëvrasje do të rritet.” 

Thelbi i argumentit të saj për kujdesin shëndetësor nëse ekstradohet në Shqipëri ishte se: 

“Në asnjë rrethanë nuk ka mjaftueshëm informacion që të tregohet se masat e nevojshme janë në vend, veçanërisht pasi ajo është shtetase britanike, nuk flet shqip dhe nuk do të ndihmohet nga stafi i burgut që nuk flet anglisht.”/ Top Channel 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

04/11/2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

04/11/2026

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

04/11/2026

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

04/11/2026

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

04/11/2026

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej
  • Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.