AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Ishte perfekte…”, gazetarja: Çfarë tregon sasia e madhe e tritolit që iu vendos 58-vjeçarit në Sarandë

by SHT Media
09/10/2025
in Kronikë
6
0
“Ishte perfekte…”, gazetarja: Çfarë tregon sasia e madhe e tritolit që iu vendos 58-vjeçarit në Sarandë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka zbuluar detaje nga pistat e hetimit lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë, ngjarje e ndodhur më 4 tetor.

Sipas Dacit, hetuesit po ndjekin pistën se 58-vjeçari mund të jetë vrarë si hakmarrje mes bandave kriminale, ku dyshohet se është përfshirë i biri. Gazetarja thotë se konflikte të vjetra po riaktivizohen në qytetin e Sarandës.

“Doja ta nisja me pjesën ku e la Eni, ngjarja e korrikut ku djali i viktimës është arrestuar për përkrahje të krimit, pasi kishte një konflikt për çështje pronësie. Nga gjithë dinamika dhe mënyra e arrestimit, djalit dy ditë para se të arrestohej iu vendos një sasi eksplozivi. Prokuroria e Vlorës, në të gjithë analizën, pretendon se është një grup kriminal që edhe më herët në Sarandë ka bërë zhdukjen e dy personave. Është një çështje që ne e kemi trajtuar dhe lidhet pikërisht me konflikte të vjetra që po riaktivizohen në qytetin e Sarandës.”, tha Daci.

Gazetarja theksoi se Isuf Jaçaj nuk ishte i njohur për konflikte të mëdha që mund të çonin në një vrasje të tillë demonstrative, por besohet se djali i tij ishte në krahun e kundërt të konfliktit dhe kjo ka mundur të sjellë hakmarrjen. Detajet nga mënyra e ekzekutimit, si sasia e tritolit dhe përndjekja që i kanë bërë viktimës tregon për këtë pistë.

“Ndërsa sa i përket 58-vjeçarit, ka qenë personazh problematik, por jo për çështje që mund të çonin në vrasje. Të paktën ky është edhe nga deklarimet e familjarëve.
Nuk kishte konflikte të forta që mund të çonin në ekzekutim, aq më tepër në këtë mënyrë aq demonstrative. Raste të tilla i kemi parë në Rrëshen. Fakti që i vendoset një sasi kaq e madhe eksplozivi është me dyshime të forta se djali ka qenë i pozicionuar në palën kundërshtare. Të paktën kjo është pista kryesore që po hetohet.
Po analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Kam pyetur edhe sot, po ndiqet nëpërmjet kamerave, montimi ka qenë shumë perfekt. Personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit ka qenë ekspert në montimin e tij. E kanë mbajtur nën vëzhgim dhe kanë marrë të gjitha hapat për t’u siguruar që ai do të humbiste jetën
,” tha Daci.

Gazetari Artan Hoxha, gjithashtu i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, tha se Saranda është kthyer në qendër të krimit dhe sipas tij nga ana e hetuesve “ka nevojë për një hetim të thelluar e shterues që të pengojë marrjen e këtij qyteti nga bandat e krimit të organizuar”.

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

04/11/2026

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

04/11/2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë
  • Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.