• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria nis hetim për Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij, rrezikojnë burg përjetë

08/10/2025
in Kronikë
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria nis hetim për Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij, rrezikojnë burg përjetë

Elvis e Gjon Shkambi rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja pasi Prokuroria e Tiranës i ka proceduar ata për veprën penale ‘Vrasje funksionarëve publikë’, mbi ta rëndon edhe akuza e ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ e mbetur në tentative ndaj Ragip e Ervis Kurtajt si dhe armëmbajtje pa leje. 

Sipas Prokurorisë së Tiranës gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar për vdekje nga Elvis Shkambi sapo ka lexuar vendimin për çështjen që po gjykonte mes familjes Kurtaj dhe një përmbaruesi. 

Pasi ka shtrirë në tokë gjyqtarin me armën që mbante në brez Elvis Shkambi ka qëlluar edhe në drejtim të Ragip e Ervis Kurtajt të cilët po dilnin me urgjencë nga salla duke i lënë të plagosur. 

Menjëherë më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e komisariatit Nr.1, Tiranë. 

Akuzën e vrasjes Prokuroria e Tiranës ja ka ngritur edhe Gjon Shkambit. Sipas saj megjithëse në dukje gjon shkëmbi nuk ka kryer ndonjë veprim konkret, ai dyshohet fajtor pasi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij madje ka qëndruar i qetë kur ai vrau gjyqtarin dhe plagosi palën kundërshtare në proces, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij. 

Sipas prokurorisë Gjon shkëmbi ka rolin e shtytësit për tentativën e vrasjes së Ragip e Ervis Kurtajt nga i nipi, kjo bazuar në në sërë veprimesh të kryera nga Gjon Shkambi në seancat e mëpërparshme para dhënies së vendimit, por edhe në daljet televizive ose në kontaktet që ka pasur me banorët që pretendonte se i kanë zaptuar pronën. 

Telashe me ligjin ka edhe punonjësi i sigurisë në gjykatë Banush Koxhaj i cili me neglizhencën e tij nuk mori në konsideratë dritën e dedektorit kur në të kaloi Elvis Shkambi dhe nuk bëri kontroll fizik të tij. 

Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se autori u paraqit në gjykatë në orën 13:42, të së hënës në ambientet e sallës së pritjes për publikun. 

Kur Gjon e Elvis Skambi kanë kaluar detektorin ai ka dhënë sinjal por Banush Koxhaj ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e gjykatës. 

Për këtë shkelje ai akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre. Të tre të arrestuarit do të dalin mëngjesin e së enjte para gjykatës ku do të njihen me masat e sigurisë. 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!