AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Lista e Epstein nuk ekziston”, Pam Bondi shkel mbi fjalët e thëna muaj më parë

by SHT Media
08/10/2025
in Botë
6
0
“Lista e Epstein nuk ekziston”, Pam Bondi shkel mbi fjalët e thëna muaj më parë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i drejtësisë amerikane, Avokatja e Përgjithshme Pam Bondi, zgjodhi një strategji brutale para Senatit: nuk iu përgjigj pyetjeve të demokratëve që e pyetën për Jeffrey Epstein, militarizimin dhe dënimet e kundërshtarëve të Donald Trump. Në vend të kësaj, ajo i sulmoi dhe sfidoi ata.

Gjatë një seance dëgjimore para Komitetit Juridik të Senatit, Bondi përsëriti fraza të pazakonta si “Nuk do t’i diskutoj këto çështje me ju” dhe “Nuk mendoj se duhet të shpjegohem”. Ajo përdori një ton përçmues si në rastin kur një senator iu referua një prokurori, ajo e korrigjoi ftohtë “Ndalu aty, quaje Gjykatës i nderuar”.

Senatorit Richard Durbin të Ilinoisit që e pyeti nëse Shtëpia e Bardhë ishte konsultuar me të para se të dërgonte Rojen Kombëtare në Çikago, ajo iu përgjigj “Do të doja ta doje Ilinoisin po aq sa urren presidentin Trump”.

Ajo e quajti senatorin veteran Richard Blumenthal një gënjeshtar, duke iu referuar deklaratës së tij për vitet e shërbimit në Vietnam.

Sa për Epstein, Bondi mohoi ekzistencën e një “liste klientësh”, pavarësisht se disa muaj më parë kishte thënë të kundërtën “Nuk i kisha parë ato dosje me kujdes”, tha ajo.

Zgjedhja për t‘iu shmangur pyetjeve dhe sulmuar kundërshtarët ndjek një model të mirëpërcaktuar nga administrata Trump që synon diskreditimin e këtyre seancave.

Për çdo senator demokrat, Bondi kishte përgatitur goditje. Ajo refuzoi të përgjigjej për raportimet se departamenti i saj kishte miratuar ligjshmërinë e sulmeve ushtarake në mjetet venezueliane në ujërat ndërkombëtare “Nuk do të flas për asnjë opinion ligjor që departamenti im mund të ketë dhënë ose jo”.

Pas thuajse katër orëve plot tension e zemërim gjatë të cilave senatorët republikanë qëndruan kryesisht të mënjanuar, Bondi u largua me një shprehi të ashpër në fytyrë.

Jashtë dhomës, ajo u pa duke folur në celular dhe duke tundur kokën e kënaqur. Sipas gazetarëve të pranishëm, në linjë ishte presidenti.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.