AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga Qyteti Studenti në sallën e gjyqit, atentatet që “gjunjëzuan” drejtësinë në 26 vitet e fundit (VIDEO)

by SHT Media
08/10/2025
in Kronikë
6
0
Nga Qyteti Studenti në sallën e gjyqit, atentatet që “gjunjëzuan” drejtësinë në 26 vitet e fundit (VIDEO)
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seria e atentateve që prej vitit 1999 e deri më sot, tregon një realitet të hidhur, as figurat e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë qenë të mbrojtura përballë krimit! Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, që tronditi opinionin publik, është një dëshmi e dhimbshme e kësaj situate alarmante.

Me një hulumtim të thjeshtë të 26 viteve të fundit, kupton se shumë nga këto krime ende nuk janë zbardhur…

19 shkurt 1999 – Vrasja makabre e Kozeta Hysenit

Një nga ngjarjet më të rënda ndodhi në Qytetin Studenti, ku u gjet e masakruar 21-vjeçarja Kozeta Hyseni, vajza e prokurorit të Vlorës, Luftar Hyseni. Një mbrëmje më parë, një vajzë e kishte njoftuar se dikush e kërkonte poshtë godinës ku banonte. Pas daljes nga dhoma, Kozeta nuk u kthye më.

Trupi i saj u gjet të nesërmen në mëngjes, i goditur barbarisht me gurë në kokë. Ngjarja nuk u zbardh kurrë dhe ende nuk dihet nëse ka lidhje me detyrën e babait të saj.

21 shkurt 1999 – Ekzekutohet Kleanthi Koçi

Vetëm dy ditë pas vrasjes së Kozetës, atentati i radhës goditi “zemrën” e drejtësisë. Kleanthi Koçi, një figurë me autoritet në jurisprudencën shqiptare, u vra me tre plumba në qendër të Tiranës, pranë 15-katëshit. Një person iu afrua, i tha diçka dhe e qëlloi për vdekje. As ky krim nuk u zbardh kurrë.

30 shtator 2003 – Ekzekutohet shoferi i kryeprokurorit

Mbrëmjen e 30 shtatorit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u ekzekutua oficeri i Gardës Genci Sina, i cili shoqëronte familjen e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Theodhori Sollaku. Një taksi iu afrua makinës që drejtonte Sina dhe një atentator qëlloi disa herë me pistoletë me silenciator, duke e lënë të vdekur në vend. Fatmirësisht, bashkëshortja dhe vajza e prokurorit, që ndodheshin në makinë, shpëtuan pa lëndime.

9 shtator 2011 – Vritet gjyqtari Skerdilajd Konomi

Pas gati një dekade, krimi mafioz goditi sërish. Skerdilajd Konomi, gjyqtar në Vlorë, humbi jetën nga një atentat me tritol të vendosur në makinën e tij. Serial-killeri me pagesë, Julian Sinanaj, dëshmoi se porosia kishte ardhur nga Durrësi dhe lidhej me konfliktet e pronësisë në zona bregdetare. Pavarësisht të dhënave të forta, dosja e vrasjes mbeti pa përfundim.

22 mars 2019 – Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra

Në qendër të Elbasanit, ndërsa po pinte kafe në një lokal, avokati Ravik Gurra, i njohur si përfaqësues ligjor i fisit Çapja, u qëllua me silenciator në kokë. Atentatori u largua me shpejtësi me ndihmën e një bashkëpunëtori. Edhe ky krim vazhdon të mbetet i pazbardhur.

1 nëntor 2019 – Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Një breshëri automatiku u shkreh ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja pranë mbikalimit të Shkozetit. Ai udhëtonte me dy persona, Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe shoferin e tij Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë, ndërsa Ndoja u plagos. Ngjarja ngriti shumë pikëpyetje mbi lidhjet e errëta mes krimit dhe politikës, por ende nuk është dhënë një verdikt final.

6 tetor 2025 – Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja

Ngjarja më e fundit ka përmasa akoma më të rënda, plumbat u lëshuan brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë. Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri pasi dha një vendim, pa e ditur se ky i fundit do t’i kushtonte jetën.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.