• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Spiropali ndaj komenteve për vrasjen e gjyqtarit: Po shfrytëzoni lirinë për të shkruar!

08/10/2025
in Politikë
Spiropali ndaj komenteve për vrasjen e gjyqtarit: Po shfrytëzoni lirinë për të shkruar!

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të gjykatës në Shkodër.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Spiropali e cilëson “jashtëzakonisht tronditëse” përpjekjen për të glorifikuar aktin e rëndë dhe për të justifikuar vrasësin, ndërsa i bën thirrje shoqërisë për reflektim dhe përgjegjësi.

“Jashtëzakonisht tronditëse është përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lumë komentesh të neveritshme në adresë të viktimës”, shkruan Spiropali.

Ajo vë në dukje me shqetësim edhe komentet dhe reagimet në rrjete sociale, që sipas saj tejkalojnë çdo kufi etike e njerëzore.

“Urrejtja mbi viktimat dhe lartësimi i agresorëve, duke shfrytëzuar lirinë e shprehjes në hapësirën digjitale, nuk mund të jetë kurrsesi Shqipëria Europiane”, deklaron ministrja.

Duke iu referuar procesit të integrimit europian dhe negociatave me BE-në, Spiropali thekson nevojën për një reflektim të thellë dhe për masa ligjore që të garantojnë një balancë të shëndetshme mes lirisë së shprehjes dhe dinjitetit njerëzor.

“Publikimet e paverifikuara mbi protagonizmin vrastar dhe vala e komenteve baltosëse në rrjetet sociale mbi viktimën nuk mund të jenë fytyra e shoqërisë shqiptare”, shton ajo.
“Shqipëria e vërtetë është shumë më shumë se kaq; është vlerë, është respekt, është dinjitet!”

Në fund të reagimit të saj, Spiropali shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e gjyqtarit Kalaja dhe solidaritetin e saj me të gjithë trupën gjyqësore dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë.

Më të lexuarat

  • Balluku vs Spiropali, lufta e ftohtë ku matematika e votave mposht lirikën e Skënderbeut

    Rama i bën paralajmërimin e fundit Spiropalit: Ka gabuar dy herë, tek e treta përjashtohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deputetja e PS kërkon tredhjen e pedofilëve: Do e paraqes nismën time në Parlament

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkollat e Tiranës i ndërtoi trafikanti Mir Pepa; Si e mbushi europën me drogë dhe u vesh si biznesmen në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!