AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Zogaj: E ktheu dosjen në Shkodër, nuk dha vendim kundër Shkambit

by SHT Media
08/10/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Zogaj: E ktheu dosjen në Shkodër, nuk dha vendim kundër Shkambit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, ka hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, duke e cilësuar atë si një vrasje të paralajmëruar që zbulon plagët e thella të sistemit të drejtësisë.

Zogaj shprehet se gjyqtari Kalaja ishte viktimë fatale, pasi në thelb ai nuk dha një vendim përfundimtar kundër pretenduesve të familjes Shkambi, por thjesht e ktheu dosjen në Gjykatën e Shkodrës për rigjykim.

“Gjyqtari nuk ka dhënë vendim përfundimtar për çështjen, por ka dhënë vendim për ta kthyer në Shkodër për shqyrtim, ndaj vrasja e tij është fatale. Po ta dëgjonin me vëmendje vendimin, nuk kemi të bëjmë me vendim përfundimtar për çështjen, por kthim të dosjes për shqyrtim,” theksoi Zogaj.

Analisti iu kundërvu histerisë publike se vrasja e Kalajës ishte një plumb mbi korrupsionin, duke mbrojtur integritetin e gjyqtarit:

“Histeria që ka shpërthyer se vrasja e tij ishte plumb mbi korrupsionin është tërësisht një gabim i madh me këtë gjyqtar. Ai nuk ka qenë i korruptuar. Është viktimë fataliteti.”

Sipas Zogajt, thjeshtësia e vendimit për kthim dosje nuk e justifikon dhunën, duke e bërë vrasjen “kronikë e një vrasje të paralajmëruar” që vjen si pasojë e një konflikti në vlim.

Reforma në Drejtësi dhe problemi i pronës

Duke e zhvendosur fokusin te shkaqet rrënjësore, Zogaj akuzoi sistemin për qasje të gabuar dhe zvarritje proverbiale në zgjidhjen e çështjes së pronës.

“Reforma në drejtësi ka qasje të gabuar për çështjen e pronës, pasi ‘i ka rënë nga Kina’, sepse ka zvarritje proverbiale për dhënien e pronave.”

Ai shtoi se toka bujqësore as nuk është kompensuar dhe as u është dhënë pronarëve me tapi, ndërsa “tokat në bregdet janë pushtuar nga njerëzit e krimit të lidhur me pushtetin.”

Për Zogajn, kjo tragjedi nuk e ka zanafillën te Reforma në Drejtësi, por tregon se Reforma “ka problem me vetëveten, sepse është reformë radikale” që nuk ka arritur të zgjidhë nyjet e vjetra të pronësisë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.