AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Palestinezi nga Gaza flet shqip: Plani i paqes nuk po funksionon, kemi 2 vite pa ngrënë…. (VIDEO)

by SHT Media
07/10/2025
in Botë
6
0
Palestinezi nga Gaza flet shqip: Plani i paqes nuk po funksionon, kemi 2 vite pa ngrënë…. (VIDEO)
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Abdalla Jaber, një palestinez që jeton në Gaza dhe që ka mësuar të flasë shqip, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Report Tv ku tregon situatën e luftës aty. 

Intervista është regjistruar një ditë më parë (6 tetor 2025), kur kishte hyrë në fuqi ndalimi i sulmeve sipas planit të paqes të prezantuar nga Presidenti amerikan Donald Trump. 

Por Abdalla Jaber thotë se plani i paqes deri në atë moment nuk po funksionon, pasi bombardimet e Izraelit në Gaza po vazhdojnë. 

Ai së bashku me familjen e tij jetojnë në çadra të ngritura në një zonë në Gaza që aktualisht nuk rrezikohet nga sulmet izraelite. 

“Përshëndetje nga Gaza. Jemi në këtë kamp më shumë se 1 muaj. Kur kanë filluar sulmet në Gaza brenda në qytet, kjo çadra ishte në një pallat në katin e 6-të, që është i shkatërruar sot për sot. Ushtria e Izraelit ka filluar nga ajo zonë. Filluam lëvizjet nga Gaza dhe kemi ardhur këtu. Kemi kaluar një kohë shumë të vështirë për të ardhur nga atje deri këtu. Ishte hera e shtatë që lëvizëm. Kemi 2 ditë që gjoja me paqe tani, me planin e Trump. Trumpi tha ndalon zjarrin në Gaza, por në territor janë hedhur më shumë bomba. Në qoftë se do vazhdojë kjo gjendje kështu, do bëhet më keq në Gaza”. 

Abdalla Jaber tregon se prej 2 vitesh nuk kanë ngrënë as mish, vezë, qumësht apo fruta, të cilat i kanë harruar që ekzistojnë. 

Ai thotë se ushqimi është tepër i shtrenjtë, madje pak kohë më parë as nuk mund të gjendej.  Edhe ilaçet mungojnë thotë Abdalla Jaber, si dhe as spitale nuk ka pasi janë shkatërruar. 

“Avionët nuk janë larguar sepse përpara 2 ditësh një çadër këtu e kanë goditur me raketë, vdiqë të gjithë njerëzit brenda. Por jemi larguar nga rreziku i madh. Kushtet nuk ka. Ilaçe nuk gjen në qoftë se je sëmurë. Spital nuk ka. Ushqim nuk ka. Kemi 2 vjet që nuk kemi ngrënë mish. Vezë, qumësht, nuk i njohim. Kalamajtë tani i kanë harruar frutat. Bukën, që është e shtrenjtë, ne shyqyr Zotit kemi mundësi ta blejmë, por 90% e njerëzve që janë jashtë nuk kanë mundësi. Kemi nevojë për ndihmat që të shpërndahen falas për ata njerëz që nuk e gjejnë. Presim që të ketë vërtetë plan për ndalimin e luftës, të fillojnë ndihmat të futen brenda për njerëzit, jo që të jetojnë mirë, por që të kenë mundësi të vazhdojnë jetën. Ne këtu në Gaza po vdesim. Njerëzit brenda në Gaza po vdesin. Unë me familjen kisha mbrapa meje vëllezërit e mia nga Shqipëria, vëllezërit palestinezë, kanë ndihmuar, janë kujdesur. Por gjithë ata njerëz që nuk kanë, çfarë do bëjnë”? 

Palestinezi që flet shqip shprehet se ai është ndihmuar edhe nga shqiptarë të tjerë. Kushtet e tij në çadër ku po qëndron, thotë se janë më të mira se të të tjerëve, që nuk kanë as tualet apo qoftë edhe një çadër për të kaluar natën. 

“Ne këtu kemi kushte luksoze, të tjerët nuk kanë as banjo, as ujë. Ne e kemi pak të rregulluar gjendjen. Kur kemi ardhur përpara 1 muaji, zona që ishim ne atje u fshi fare. Njerëz që kanë ardhur më vonë, edhe tani po vazhdojnë, po largohen nga bombat izraelite, nuk gjejnë as vend as ku të shkojnë, as çadra nuk ka, flenë në rrugë. Kemi shpresë që të kthehemi në zonat tona. Nuk kam shtëpi se shtëpia ka ikur, por të paktën të kthehemi në zonat ku njohim njerëzit. Këtu nuk njoh njerëz që kam afër, edhe njerëzit nuk më njohin. Në fakt kur je në kohëra të vështira, ke nevojë për njerëz që i njeh, që ke jetuar me ata më përpara. Kemi kaluar kohëra shumë të vështira. Sot për sot ushqimet janë me pakicë me çmime shumë të larta, por gjej për të ngrënë sepse më përpara gati 1 muaj e gjysmë gati nuk kishte asgjë për të blerë. Jeta në Gaza është e pamundur. Ne me zor po jetojmë. I lutem Zotit të mbarojë kjo sa më shpejt, po presim lajme të mira. Dy ditët që kanë kaluar për planin e ri të paqes është kot fare, nuk ka as paqe. Bomba më shumë dhe vështirësi më shumë”. 

Palestinezi Abdalla Jaber ka mësuar shqip për shkak se më parë ka punuar me shqiptarë të tjerë.  Ndërkohë, në Egjipt po zhvillohen bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Gaza. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

04/11/2026

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

04/11/2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë
  • Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.