AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ: I kërkuam efektivë Policisë, na thanë “s’kemi personel”

by SHT Media
07/10/2025
in Kronikë
6
0
Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ: I kërkuam efektivë Policisë, na thanë “s’kemi personel”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ngjarjes tragjike që tronditi sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar me një deklaratë, duke shprehur dhimbje, indinjatë dhe njëkohësisht duke hedhur dritë mbi paralajmërimet dhe kërkesat që i janë bërë prej kohësh institucioneve përkatëse për garantimin e sigurisë në gjykata.

Në një njoftim zyrtar për shtyp, KLGJ e cilëson vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit si një “sulm ndaj vetë themeleve të drejtësisë, ndaj autoritetit të gjykatës dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë”.

KLGJ ka bërë publike të gjitha shkresat dhe korrespondencat zyrtare me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme, duke theksuar se kërkesat për më shumë efektivë policie në gjykata janë refuzuar për mungesë personeli.

Në shkresën nr. 5489/1 Prot., datë 02.11.2023, Këshilli i është drejtuar zyrtarisht Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar shtimin e pranisë policore në sallat e gjyqit gjatë seancave. Por, përgjigjja që kanë marrë më 11 dhjetor 2023 ka qenë se për momentin, nga policia, nuk ka personel.

“Aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”

KLGJ thekson se prej kohësh ka ngritur alarmin për mungesën e sigurisë brenda ambienteve gjyqësore.

“Mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut”, – thuhet në deklaratë.

Përmes një mbledhjeje të jashtëzakonshme të zhvilluar menjëherë pas ngjarjes, Këshilli analizoi masat aktuale të sigurisë dhe theksoi nevojën për reagim institucional të menjëhershëm.

Në shkresën tjetër, nr. 5489/3 Prot., datë 15.12.2023, drejtuar Ministrisë së Brendshme, KLGJ i ka kërkuar me urgjencë ndërhyrje për shtimin e organikës së Policisë së Shtetit dhe planifikimin e efektivëve për seancat gjyqësore publike. Kjo kërkesë, sipas KLGJ-së, u bë “duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve”.

KLGJ i bën apel organeve ligjzbatuese dhe ekzekutive për marrje të menjëhershme të përgjegjësisë institucionale.

“Ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen si raste të izoluara. Ato kërkojnë reagim të fortë, sistematik dhe të koordinuar, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë një humbje jete në sallën e gjyqit”.

Në përfundim të deklaratës, KLGJ shprehet se drejtësia nuk mund të gjunjëzohet nga dhuna.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.