AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut viziton Shqipërinë. Hotelin dhe transportin e mbulon qeveria

by SHT Media
07/10/2025
in Botë
6
0
Kryebashkiaku i Nju-Jorkut viziton Shqipërinë. Hotelin dhe transportin e mbulon qeveria
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Botuar fillimisht në anglisht në “New York Times”

Me vetëm disa javë të mbetura në detyrë, kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Eric Adams, ka vendosur të vizitojë një vend të ri në fund të mandatit të tij: Shqipërinë. Udhëtimi i tij, që nisi të dielën, ka zgjuar interes dhe kritika në SHBA, pasi shumë zyrtarë në Nju-Jork prisnin që Adams të kalonte ditët e fundit të mandatit duke u fokusuar në çështje të brendshme të qytetit.

Sipas zëdhënëses së tij, Kayla Mamelak Altus, Adams ndodhet në Shqipëri për bisedime mbi bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin, si dhe për takime me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit të tij. Ai do të qëndrojë në vend deri të enjten.

Vizita e tij, e raportuar fillimisht nga rrjeti WNBC, u konfirmua publikisht vetëm të hënën, pasi Adams kishte lënë tashmë Nju-Jorkun. Zëdhënësja e tij sqaroi se shpenzimet e hotelit dhe transportit tokësor do të mbulohen nga qeveria shqiptare, ndërsa udhëtimi ajror dhe shpenzimet e sigurisë do të paguhen nga qyteti i Nju-Jorkut.

Sipas saj, hoteli kushton rreth 200 dollarë në ditë, ndërsa transporti 90 dollarë në ditë. Adams udhëton i shoqëruar nga ndihmësja e tij prej shumë vitesh, Gladys Miranda.

Edhe pse marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Shqipërisë janë modeste, vetëm rreth 50 milionë dollarë importe dhe 82 milionë dollarë eksporte në shtatë muajt e parë të këtij viti, lidhjet e Adams me vendin tonë janë më të thella se zakonisht për një kryebashkiak amerikan.

I biri i tij, Jordan Coleman, mori pjesë në një version shqiptar të “American Idol” në vitin 2022, gjatë vitit të parë të mandatit të Adams si kryebashkiak. Në këtë periudhë, Adams ka organizuar tre ceremoni ngritjeje flamuri për Shqipërinë në Nju-Jork dhe ka mbajtur disa aktivitete për promovimin e kulturës shqiptare, përfshirë një pritje në Gracie Mansion, rezidenca zyrtare e tij.

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Eric Adams, viziton Shqipërinë. Hotelin

Në shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai i tha një gazetareje shqiptare, Alketa Vejsiu, se ëndërronte të vizitonte Shqipërinë, duke shtuar me entuziazëm: “Kam arritur shumë gjëra, por një gjë më mungon, dhe jam xheloz për djalin tim, ai ka qenë në Shqipëri, unë ende jo”.

Vendimi për të udhëtuar jashtë vendit në fund të mandatit të tij ka nxitur polemika në Nju-Jork. Ish-presidentja e Bashkisë së Manhatanit, Gale Brewer, u shpreh: “Kur dëgjova se po shkonte në Shqipëri, mendova se ishte shaka. Ai ka edhe disa muaj në detyrë, dhe do të prisja që t’i përkushtohej trashëgimisë së tij, arsimit, strehimit, e çdo gjëje tjetër që ka nisur”.

Udhëtimi i Adams ka ngjallur vëmendje edhe për shkak të lidhjes së kryeministrit Edi Rama me një çështje të njohur në SHBA: procesin e ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles F. McGonigal. Në aktakuzën federale të vitit 2023, Rama përmendej mbi 13 herë, edhe pse pa asnjë akuzë ndaj tij. McGonigal u dënua me 6 vite e gjysmë burg për korrupsion, pasi kishte marrë 225 mijë dollarë nga një ish-oficer sigurimi shqiptar dhe kishte ndikuar në një hetim të FBI-së që favorizonte qeverinë shqiptare.

Adams, nga ana tjetër, është përfshirë vetë në hetime të ndjeshme në të kaluarën. Ai është akuzuar për korrupsion gjatë mandatit të tij, por akuzat u rrëzuan më pas nga Departamenti i Drejtësisë nën administratën Trump, një vendim që mediat amerikane e kanë cilësuar “të pazakontë”.

Pavarësisht polemikave, kryebashkiaku i Nju-Jorkut duket i vendosur ta shfrytëzojë këtë vizitë si një mundësi për të forcuar lidhjet mes Nju-Jorkut dhe Shqipërisë, përpara se të lërë zyrën në fund të këtij viti.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

04/11/2026

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

04/11/2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë
  • Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.