AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Mandela palestinez” në qendër të negociatave: Kush është Marwan Barghouti, i burgosuri që do të sjellë paqen

by SHT Media
07/10/2025
in Botë
6
0
“Mandela palestinez” në qendër të negociatave: Kush është Marwan Barghouti, i burgosuri që do të sjellë paqen
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit më parë, revista The Economist e quajti “i burgosuri më i rëndësishëm në botë”, ndërsa në Ramallah e thërrasin “Mandela palestinez”. Marwan Barghouti, prej 23 vitesh në burgjet izraelite, shihet nga shumë palestinezë si figura që mund të bashkojë popullin dhe të hapë një epokë të re në politikën palestineze.

Emri i tij është kthyer sërish në qendër të bisedimeve që po zhvillohen në Sharm el-Sheikh për armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Hamasi ka kërkuar lirimin e tij dhe të Ahmad Saadat, liderit të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, si pjesë e marrëveshjes.

Por qeveria izraelite është e ndarë. Ministrat ekstremistë Ben Gvir dhe Smotrich kanë kundërshtuar me forcë çdo ide për lirimin e Barghoutit, ndërsa mediat izraelite raportojnë se kryeministri Netanyahu u ka premtuar se “simbolet e terrorizmit” nuk do të përfshihen në shkëmbim.

Sipas burimeve diplomatike, Turqia dhe Katari po ushtrojnë presion për lirimin e tij, por disa vende arabe hezitojnë, nga frika se kthimi i Barghoutit mund të dobësojë pozitat e presidentit Mahmoud Abbas.
Burime palestineze konfirmojnë se, nëse Izraeli pranon ta lirojë, mund të kërkojë që Barghouti të dërgohet në mërgim jashtë Bregut Perëndimor.

I lindur në vitin 1959 afër Ramallahut, Barghouti ishte një nga drejtuesit kryesorë të Intifadës dhe një figurë e hershme e lëvizjes Fatah. Ai është dënuar me pesë burgime të përjetshme për akuza që familja i konsideron politike.

Në sondazhe, prej vitesh, mbetet politikani më i popullarizuar mes palestinezëve — një arsye më shumë pse figura e tij është kthyer në simbol të shpresës, por edhe në pikë tensioni në çdo negociatë izraelito-palestineze.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.