AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e gjyqtarëve, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Sulm i egër ndaj drejtësisë, në gjykata mungojnë masat e sigurisë   

by SHT Media
06/10/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja e gjyqtarëve, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Sulm i egër ndaj drejtësisë, në gjykata mungojnë masat e sigurisë   
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka dënuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës. 

Unioni i Gjyqtarëve thotë se vrasje e gjyqtarit Kalaja dhe plagosja e dy personave pjesë e procesit gjyqësor, është akt barbar dhe sulm i egër ndaj drejtëisë. 

Unioni ngre shqetësimin edhe të masave të sigurisë në gjykata. 

Reagimi i Unionit të Gjyqtarëve: 

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh tronditjen e thellë dhe dhimbjen e madhe për ngjarjen tragjike të ndodhur sot, ku një koleg ynë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, humbi jetën në krye të detyrës, pas një sulmi me armë zjarri, në sallë të gjyqit, nga një palë në një çështje civile, e cila plagosi dhe babë e bir nga pala tjetër ndërgjyqëse. 

Ky akt barbar përbën sulmin më të egër e të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë, ndaj jetës e integritetit të gjyqtarëve, si dhe ndaj vetë rendit kushtetues të shtetit të së drejtës.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë kolegëve gjyqtarë, duke u gjendur pranë tyre në këtë moment të rëndë humbjeje e tronditjeje të thellë për gjithë trupën gjyqësore.

Ngjarja e sotme është një sinjal alarmi i qartë për mungesën e masave të duhura të sigurisë në gjykata dhe për rrezikun real, me të cilin përballen gjyqtarët në ushtrimin e detyrës së tyre. 

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon marrjen e menjëhershme të masave konkrete institucionale, për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor. 

Kjo ngjarje e rëndë ndodh në një klimë të përhershme armiqësore ndaj sistemit gjyqësor, e cila prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri.
Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë u bën thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithëve aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes  ndaj trupës gjyqësore.  Pa respekt dhe mbrojtje reale të gjyqtarëve, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe besim të qytetarëve në drejtësi. 

Në nderim të kolegut tonë të ndjerë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë do të vijojë të kërkojë me forcë respektimin, mbrojtjen dhe dinjitetin e çdo gjyqtari, që shërben me integritet për drejtësinë dhe shoqërinë. 

Gjithashtu, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë siguron të gjithë publikun se, diskursi armiqësor dhe sulmet fizike nuk do të mundin të frikësojnë gjyqtarët në Republikën e Shqipërisë, të cilët do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për t’i shërbyer publikut, duke i ofruar drejtësi, për të cilën dha jetën e tij, në krye të detyrës gjyqtari, babai, familjari e njeriu i mirë, kolegu ynë i paharruar Astrit Kalaja. 

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, në kufijtë e aktit terrorist
 

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë e konsideron të rëndë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që siç shprehet kjo shoqatë, është në kufijtë e aktit terrorist. 

Kjo shoqatë evidenton gjithashtu edhe gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve që ka ndikuar në polarizimin e klimës. 

Reagimi i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve: 

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë shpreh hidhërimin e madh dhe revoltën e thellë për ngjarjen tragjike dhe tepër të rëndë që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Me këtë rast, ajo i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. 

Një veprim i tillë barbar, në kufijtë e aktit terrorist, tregon pasigurinë e madhe në të cilën gjyqtarët e republikës duhet të punojnë dhe mungesën tërësore të infrastrukturës në një nga gjykatat më të rëndësishme të vendit, sikurse në shumë tjera. Në të njëjtën kohë ajo është një këmbanë alarmi për polarizimin e thellë të shoqërisë, që ushqehet nga arroganca e segmenteve të ndryshëm politikë ndaj pushtetit gjyqësor dhe balta mediatike e hedhur mbi ta nga portale të caktuara online. 

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë jep mbështetjen e pakursyer për të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm por jo vetëm, duke i inkurajuar për të vazhduar të paepur misionin e tyre fisnik të dhënies së drejtësisë, pavarësisht tronditjes për humbjen e kolegut të shtrenjtë gjatë ushtrimit të detyrës. 

Një ngjarje e tillë na bën të kuptojmë se gjuha e urrejtjes ndaj pushtetit gjyqësor në përgjithësi dhe  gjyqtarëve në veçanti mund të sjellë pasoja të paparashikueshme. Autorët e akteve të tillë monstruozë mund të arrestohen, por nxitësit e pëçmimit dhe dhunës ndaj gjyqësorit janë organizatorët e vërtetë të tyre. Le të shërbejë kjo ngjarje si një paralajmërim për të giithë institucionet shtetërore për të kuptuar gjendjen mjerane të sigurisë në gjykata dhe vulnerabilitetine e jetës së gjyqtarëve. 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

05/11/2026

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

04/11/2026

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

04/11/2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)
  • Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.