• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dhoma e Avokatisë dhe KSHH dënojnë vrasjen e gjyqtarit: Godinat e drejtësisë të merren në mbrojtje

06/10/2025
in Kronikë
Dhoma e Avokatisë dhe KSHH dënojnë vrasjen e gjyqtarit: Godinat e drejtësisë të merren në mbrojtje

Dhoma e Avokatisë dhe Këshilli Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka dënuar aktin e paprecedentë në sallën e gjyqit, me pasojë vdekjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Kjo ngjarje është gjithashtu një goditje për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Kjo ngjarje, për këdo, është një thirrje alarmi për sigurinë: së pari të jetës dhe shëndetit të kolegëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe njëkohësisht një thirrje edhe për avokatët për thellimin e punës në ndërgjegjësimin e palëve në proceset penale, civile dhe administrative, për çfarë u takon ligjërisht dhe për pritshmëritë në proceset ku ata përfaqësojnë palët,” thuhet në deklaratën e kryetarit të Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

Organizata joqeveritare, KShH-ja, e cila e ka fokusin të mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në një deklaratë për shtyp po ashtu shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e gjyqtarit Kalaja.

“Ky akt i urrejtshëm është gjithashtu një manifestim i rëndë presioni ndaj organeve te drejtësisë. KShH shpreh solidaritet të plotë me trupën gjyqësore në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, KShH u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që marrin në mbrojtje godinat ku ushtrojnë detyrën funksionarët e sistemit të drejtësisë të rrisin vigjilencën dhe të japin llogari për aktin e paprecedentë që mori jetën e një gjyqtari në ambientet e gjykatës. KShH i sugjeron organit të prokurorisë hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm për të zbuluar jo vetëm motivin e vërtetë të kësaj ngjarje, por edhe përgjegjësinë e personave për të kontrolluar sipas rregullave të sigurisë, ata që hyjnë në këto ambiente,” theksoi KShH-ja.

Mbrojtja e gjyqtarëve, prokurorëve dhe e institucioneve të drejtësisë është thelbësore për shtetin e së drejtës, rendin kushtetues dhe sigurinë publike, shtoi organizata joqeveritare.

Më të lexuarat

  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria, bumi i ndërtimit dhe dyshimet për pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!