AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Arlind Qori: Begaj po vulos verbërisht atë që i sjell Qeveria

by SHT Media
01/10/2025
in Politikë
6
0
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Arlind Qori: Begaj po vulos verbërisht atë që i sjell Qeveria
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki (përfshirë Tiranën) më 9 nëntor, ka nxitur kritika të forta nga Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH 1, nën moderimin e Alba Alishanit, ku të pranishëm ishin edhe analistët politikë Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo, kreu i Lëvizjes Bashkë vuri në dyshim veprimin e menjëhershëm të Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve, duke theksuar se situata ligjore rreth shkarkimit të ish-kryebashkiakut të Tiranës mbetet konfuze.

“Më habit padurimi i tij,” tha Qori, duke shtuar se Presidenti kishte kohë dhe hapësirë për t’u konsultuar me juristë kushtetues.

“Në rastin më të mirë kemi paqartësi. Aty është bërë një interpretim se kryetari i Bashkisë është nëpunës e duhej të shkonte në gjykatë administrative. S’i jap zgjidhje kësaj sepse s’jam jurist, por për mendimin tim politik, zgjedhjet nuk duheshin shpallur në këtë situatë konfuze”, tha ai.

Sipas tij, në këtërast nuk jemi në situatë normale.

“Edhe ne si Lëvizje Bashkë jemi bashkë-shkarkues të Veliajt. Por për sa kohë ka ankesë e paqartësi, Presidenti kishte kohë dhe hapësirë të konsultohej për këtë. Në këtë rast ka vulosur verbërisht atë që i ka çuar qeveria.”, tha Qori.

Qori paralajmëroi për një “qorrsokak kushtetues” dhe mundësinë e paradoksit, ku Gjykata Kushtetuese mund të anulojë zgjedhjet “në mes të fushatës”.

“Kemi një qorrsokak kushtetues dhe duhej të konsultohej. Na duhet autoritet institucional në situata të tilla jo thjeshtë jurist”, tha ai.

Batuta e Qorit: “Mund të rrezikoj burgun!”

Gjatë diskutimit, Qori lëshoi një batutë ironike lidhur me ligjet e reja, duke shprehur druajtjen për shkak të qëndrimeve të tij kritike ndaj autoriteteve.

“Mund të rrezikoj burgun! I druhem Kodit të ri Penal nëse flas për autoritetet e larta shtetërore,” tha Qori, duke theksuar me humor mungesën e autoritetit institucional në situata të tilla.

Ai përfundoi duke thënë se pavarësisht se lëvizja e tij ka mbështetur shkarkimin e Veliajt, procedura e ndjekur për shpalljen e zgjedhjeve ishte e gabuar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

05/11/2026

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

05/11/2026

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

05/11/2026

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

05/11/2026

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

05/11/2026

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

05/11/2026

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin
  • Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.